Futboll La Liga Sport

“DEKLARATA BOMBË”/ Zaneti: Ne argjentinasit nuk e kuptojmë çfarë përfaqëson MESSI…

Havier Zaneti padyshim është padyshim një legjendë në kampin zikaltër. Argjentinasi ka qenë pjesë e ekipit të 2010 ku Interi fitoi “Tripletën” e famshme. Futbollisti nga Buenos Aieres tashmë është zëvendëspresident te italianët dhe ditën e sotme ai do të ketë përballë Lionel Mesin në “San Siro”. Në një intervistë për “Marca”, ish-kapiteni i Interit ka qartësuar mendimet e tij për takimin e sotëm dhe Argjentinën.

Rikthmi i Interit në Ligën e Kampionëve…

Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar ishte pika e fillimit. Për ne është e rëndësishme të kemi vazhdimësi në këtë kompeticion, të jemi gjithmonë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë duhet të jemi një klub i qëndrueshëm dhe të rritemi në të gjitha drejtimet.

Barcelona në Milano, çfarë parashikoni?

Unë pres një lojë shumë të vështirë. Barcelona ka cilësi në të gjitha repartet e saj, por edhe Interi i ka të gjitha kushtet për të triumfuar. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje në gjendje të mirë. Unë nuk mendoj se do të shohim një Barça shumë të ndryshme. Pra, do të bëjë të njëjtën gjë, kontroll topi, sepse katalanasit kurrë nuk do ta ndryshojnë filozofinë e lojës së tyre. Ata do të duan të kenë rolin udhëheqës, por ne duam ta ndalojmë këtë.

Mesi, a do të dëshironit të jetë në fushë?

Është një kënaqësi ta shohësh Mesin, por shpresoj që ai të jetë në stol. Duke e ditur se ka një dëshirë të çmendur për të luajtur, duhet t’i marrim masat për të në fushë.

Reali interesohet për Ikardin…

Ikardi është udhëheqësi dhe kapiteni ynë. Ai është i lumtur te Interi. Nuk jemi në dijeni të një interesi nga madridit. Interi është një klub në gjëndje të mirë financiare dhe nuk do t’i shesim yjet që kemi. Do të vazhdojmë të respektojmë rregullat e “Fair Play” financiar.

Çfarë parashikoni për Argjentinën?

Duhet një trajner dhe projekt afatgjatë. Ka ende shumë për të punuar që të gjithë të shkojnë në drejtimin e duhur. Brezi ka një presion shumë të madh me 3 finalet e humbura. Kemi një vend të suksesshëm në futboll.

A mendoni se Mesi do të jetë në këtë projekt të ri?
Leo është aq i madh, saqë duhet ta gëzojmë shumë më tepër. Ne argjentinasit nuk e kuptojmë çfarë përfaqëson Messi për të gjithë botën.

Related posts

“JAM GATI TË NIS…”/ Pirlo thyen heshtjen, thotë fjalët e para si trajner i Juventus! (FOTO)

Delo.autor

Morata: Nuk do të doja që fëmijët e mi të shikonin atë që kam bërë…

Sadik.Autor

“MAGJI” NGA KAMPIONI I BOTËS/ Griezmann me një ekzekutim të përsosur të goditjes së dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment