Futboll Seria A Sport

DERBI I ITALISË/ Juventus vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Me derbin e Italisë që po afron, pavarësisht se nuk do të konçidojë me ndeshjen e parë të Beppe Marotta si drejtuesi i ri i Inter, skuadra e Juventus nuk kursen asnjë detaj në prag të një prej përballjeve më të ndjera të tifozerisë. Kështu, klubi bardhezi ka menduar edhe për koloninën e mbështetëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes nismës origjinale të “Juventus Night”/ “Mbrëmja Juventus”, që përqafon edhe botën e NBA.

Më datë 7 dhjetor ‘Barclays Center’ i Brooklyn do të ngjyroset bardhezi për ndeshjen mes Nets dhe Toronto Raptors, por përballja e basketbollit do të ketë një antipastë të shijshme, sepse spektatorët që do të mbërrijnë më herët në pallatin e sportit do të kenë shansin që të ndjekin nga televizori gjignt supersfidën ndërmjet bardhezinjve dhe zikaltërve, gjatë pasdites amerikane, bashkë me një yll të jashtëzakonshëm si David Trezeguet, ambasador i markës së Juventus, të cilit mund t’i drejtohen edhe pyetje. Është eventi i parë i këtij lloji që organizohet nga një skuadër futbolli italian gjatë një ndeshje në NBA.

Related posts

LOJTARI BIND BAYERN-IN/ Gati kontrata e re deri në vitin 2025

F.autor

“NUK PRAKTIKOHEM PËR GODITJET E DËNIMIT”/ Portieri Ederson: Guardiola nuk më lejon kurrë që…

Delo.autor

Salah: E dija se do të shënoja shumë gola te Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment