Futboll Shqipëri Sport

Duka: Kjo fitore nuk ngre ndonjë gjë të madhe, para ndeshjes, me Panuçin…

Pas fitores me Uellsin, presidenti i FSHF, Armand Duka, duke folur për mediat deklaroi:

Fitore morali? Si e patë ekipin?

Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës.

Panuçi? Jeni takuar?

Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim.

Janë rikthyer lojtarët me eksperiencë…

Sot, ato që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar, duhet të jetë në fushë ai që është më i miri në moment.

Related posts

SKENAR I BUJSHËM/ Mourinho sfidon Interin në stolin e ekipit gjerman!?

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole” në Abu Dhabi, Mercedes vë në rresht rivalët

Isa.Autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Spektakël në “Camp Nou”, ja çfarë ndodh 20 minutat e para

Delo.autor

Leave a Comment