Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Pezmatohet STRAKOSHA, INTERI do për portier kampionin e BOTËS

Interi ka në plan të transferojë në “San Siro” portierin francez të PSG-së Alphonse Areola. 25-vjeçari shihet si alternativa më e mirë për t’i zënë vendin vitin e ardhshmë “gardianit” aktual të Interit Samir Handanovic, i cili ka hyrë në moshën e pensionit.

Lajmi jepet nga e përditshmja e njohur italiane “Corriere dello Sport”, e cila thekson se zikaltërit duhet të paguajnë te kampionët në fuqi të Francës 25 milionë €.

Muaj më parë përflitej se edhe portieri i Shqipërisë Thomas Strakosha ishte njëri prej kandidatëve potencialë për të pasuar Handanovicin te Interi, megjithatë deri në fund të këtij sezoni, mund të ndodhin shumë ngjarje dhe çdo gjë duhet t’ia lëmë kohës.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

PAS 12 VITESH SË BASHKU/ Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas ndahet nga gazetarja e njohur

Delo.autor

Merkato e janarit/ Premier League mban rekord, Serie A vetëm 50 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment