Futboll Seria A Sport

E DASHURA I BËN “GJËMËN”/ Zbulon të ardhmen e “YLLIT” të JUVES larg Torinos (FOTO)

Michela Persico, e dashura e qendërmbrojtësit të Juventusit, Daniele Ruganit, i ka rritur spekulimet se Rugani do t’i bashkohet Chelseat, pasi e postoi një fotografi në rrjetet sociale të burrit të vet duke mësuar gjuhën angleze. Për mbrojtësin është raportuar vazhdimisht se do të transferohet në Londër, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e vet te Empoli, Maurizio Sarrin.

Edhe pse ai dhe Juve ishin pajtuar për një kontratë të re, duket se ai nuk ka hequr dorë nga ideja për ta vazhduar karrierën në Premierligë.

E dashura e tij, prezantuesja Michela Persico, e postoi në Instagram një fotografi të dyshes duke e mbajtur në dorë një libër frazeologjik të gjuhës angleze.

Po ashtu, e dukshme në tavolinë ishte edhe një fletore me detyrat e tij të shtëpisë dhe mbase me vend tema ishte “e ardhmja ndërkombëtare”.

 

Related posts

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

F.autor

“NUK E DI KUR DO TË RIKTHEHET”/ Guardiola jep përgjigjen për mungesën e sulmuesit Aguero

Delo.autor

Messi më i mirë se CR7 këtë sezon? Do të ndryshoni mendje

Q.Autor

Leave a Comment