Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ NOIZYT i ikën truri, OFENDON keq LOJTARËT dhe PANUCCIN: Ik se na çave…(FOTO)

Humbja 0-4 ndaj Skocisë në Shkodër ishte një ndër më të turpshmet e Shqipërisë në këto 10 vitet e fundit. Por kjo shtoji kësaj edhe paraqitjet zhgënjyese të kuqezinjve nën drejtimin e Christian Panuccit, janë argumente të mjaftueshme për tifozët për të qenë të irrituar me lojtarët e Kombëtare sonë, por mbi të gjitha me trajnerin italian.

Edhe reperin më të suksesshëm shqiptar, Noizyn, si një tifoz i kuqezi, duket se nuk e kanë mbajtur më nervat pas kësaj humbjeje të turpshme dhe ka ofenduar lojtarët e Shqipërisë duke i quajtur “lojtarë fasulesh”, ndërkohë që i ka premtuar besnikëri përfaqësues së Kosovës.

“Kosova është skuadra ime e preferuar për momentin. Mezi po pres Europianin & Botërorin. Shqipërinë s’e mbaj mend kur ka fitu. Lojtarë fasulesh!”, shkruan reperi në një postim.

Image

Madje Noizy ka shkruar edhe më larg se sa kaq, pasi ka kërkuar largimin e trajnerit italian Panucci, i cili pas rezultatit 0-4, rrezikon shkarkimin nga stoli i kuqezinjve, që nga ana e tyre rrezikojnë të bien në Ligën D.

Reagimin e tij reperi më i pëlqyer shqiptar e ka bërë nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën shfaqet trajneri Panuçi. “PaGupshi a han fasul? Apo han spaghetti bolenjezi? Ik pra se na çave Qanien. Gupsh”, shkruan Noizy.

Related posts

SYNOJNË TË PËRFORCOJNË MBROJTJEN/ Barcelona KËRKON të “RRËMBEJË” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

PAS NDESHJES KUNDËR NAPOLIT/ Icardi: San Siro më zhgënjeu, duhet t’i japim fund kësaj situate

Delo.autor

Atletico Madrid gati t’i japë 400,000 € në javë Griezmann për ta mbajtur larg Barça-s

Sadik.Autor

Leave a Comment