Futboll Shqipëri Sport

E SHOQËRON KËMBA-KËMBËS/ ÇILJETA e priti jashtë gjykatës vendimin për Alban Hoxhën (VIDEO)

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për Kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha.

Ai u ndalua më 25 nentor pasi si drejtoi mjetin nën konsumin e alkoolit. Në komunikatën zyrtare të policisë së shtetit evidentohej se portieri 31 vjeç ishte arrestua në flagrancë duke drejtuar mjeti nën efektin e alkoolit. Ndalimi ishte bërë në rrugën e “George W Bush”. Në testin e alkoolit Hoxha kishte rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Seanca e sotme u mbajt me dyer të mbyllura dhe futbollisti ka zgjedhur të mos flasë përpara trupit gjykues. Ndërkaq zyrtarë të klubit Partizani kanë qenë të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës. Në shoqërinë e tyre është parë dhe Çiljeta Xhilaga e cila prej disa kohësh është në një lidhje me kapitetin e Partizanit.

Mbetet për tu parë nëse kjo do të ndikojë në performancën e Hoxhës në fushën e blertë.

Related posts

AVENTURA E “BOMBERIT” DREJT FUNDIT/ Icardi-PSG, sinjale lamtumire. Fajin e ka edhe Wanda Nara

Delo.autor

Paqe Madrid – Manchester, gati marrëveshja

Q.Autor

“Rusi 2018”, burg ëndrrash për huliganët anglezë

Sadik.Autor

Leave a Comment