Futboll Sport

FITORJA E ARGJENTINËS/ Icardi dhe Dybala gjejnë golat e parë me kombëtaren

Mauro Icardi dhe Paulo Dybala shënuan golat e tyre të parë me kombëtaren, duke e ndihmuar Argjentinën të fitojë 2-0 ndaj Meksikës, në një miqësore, të martën. Icardi shënoi në minutën e dytë, ndërsa Dybala vulosi fitoren. Kapiteni i Interit luajti ndeshjen e tij të tetë ndërkombëtare, ndërsa ylli i Juventusit bëri paraqitjen e 18-të me Argjentinën.

Që nga Kampionati Botëror i Rusisë dhe me trajnerin Scaloni në krye, edhe pse i përkohshëm, Albiceleste ka fituar katër nga gjashtë ndeshje të luajtura, duke humbur vetëm një herë, në Brazil, muajin e kaluar. Dhe e kanë bërë këtë pa Lionel Messin.

Pavarësisht nga një formacion shumë i ndryshuar, Argjentina e pa veten në avantazh brenda dy minutash. Goditja e Henry Martin ishte përpjekja e parë e Meksikës, ndërsa Lamela bëri një gjuajtje të fortë në minutën e 19-të.

Victor Guzman tentoi përmes një goditjeje të lirë, por topi kaloi mbi traversë, kur kronometri i gjyqtarit shënonte gjysmë ore lojë. Lamela goditi, por në duart e portierit të Meksikës, Jose de Jesus Corona, në fillim të pjesës së dytë.

Miqtë flirtuan me golin në minutën e 69-të, teksa portieri debutues, Paulo Gazzaniga, bëri një pritje vendimtare. Guzman tentoi përsëri në minutën e 85-të për të barazuar, por Argjentina vulosi fitoren e saj me kundërsulm. Ishte Dybala, që e gjeti rrugën e rrjetës për herë të dytë, në minutën e 87-të, ndërkohë që ashtu si Icardi, edhe ai shënoi golin e parë me kombëtaren.

Ç’farë pritet më tej? Argjentina ka një “Copa America” përpara dhe ndoshta pret kthimin e Messit, për të shpresuar te suksesi në vitin 2019. Meksika, ndërkohë, do të hyjë në “CONCACAF Gold Cup” si një nga favoritet, pavarësisht nga forma e saj e dobët për momentin.

Related posts

Sytë nga KAS, ja kur pritet të dalë përgjigjja për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

Raiola i ofron Donnarummën dy klubeve të mëdha

Sadik.Autor

Daja: Reaguam mirë, Skënderbeu nuk ka nevojë për penallti

Sadik.Autor

Leave a Comment