Futboll La Liga Sport

FRIKË NGA SHTYRJA/ Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt Buenos Aires në prag të “Superclasicos”

Një shi i rrëmbyeshëm ka nisur në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, në orët e para të mëngjesit. Moti i keq vazhdon ende dhe pritet që La Bombanera të jetë në një gjendje shumë të keqe për ndeshjen mes Boca Juniors dhe River Plate.

Imazhet më poshtë tregojnë gjendjen e qytetit pranë stadiumit, megjithëse për fushën thuhet se po kujdesen punëtorët e stadiumit.

Ndeshja e shumëpritur pritet të fillojë në orën 21:00 me orën tonë.

Parashikuesit e motit raportojnë se shira do të ketë edhe gjatë sfidës, por jo aq të rrëmbyeshëm sa në orët e para të mëngjesit, kështu që ndeshja nuk rrezikon të shtyhet.

La Bombanera do të jetë mbushur plotë e përplot, shiu nuk ka për t’i ndalur tifozët vendas për të shkuar në stadium.

 

 

Related posts

“NË FUTBOLLIN MODERN JANË…”/ Ish-sulmuesi i Interit “përbuz” Maradonën: Nuk ke lënë shenjë në futboll

Delo.autor

E RRALLË/ Hera e dytë në histori që dy ndeshje brenda një dite përcaktohen nga penalltitë

Isa.Autor

ANSU FATI OSE DEMBELE/ Një tjetër dilemë e Barcelonës për sfidën Champions

Delo.autor

Leave a Comment