Futboll La Liga Sport

FUTBOLLISTI I PREFERUAR TE REALI/ Solari zbulon çfarë i tha Vinicus-it para ndeshjes

Real Madrid mundën të mbroheshin nga Real Valladolid, por loja e tyre la për të dëshiruar. Një autogol i Kiko Olivas, pasi devijoi një goditje pa pretendime të Vinicius dhe më pas një penallti e ekzekutuar saktë nga Sergio Ramos i dhanë fitoren “aksidentale” Real-it.

Pas ndeshjes e cila u mbyll me 3 pikë falë lëvizjes strategjike të Solarit, ai ka treguar çfarë i ka thënë Vinicius para sfidës:

“I thash të ishte i guximshëm dhe të bëjë atë që di të bëjë më mirë, por i thash që edhe të mbrohej, diçka që i duhej thënë.”

I pyetur për presionin e jashtëm për t’i dhënë më tepër minuta Vinicius, trajneri ka thënë se nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm:

“Futbollistët dhe njerëzit e futbollit nuk mund të luftojnë ndaj asaj që ndodh jashtë. Është fantastike që njerëzit janë të emocionuar. Me cilësitë dhe mangësitë e tij, ai është njëri nga lojtarët e skuadrës sime.”

Ndërsa foli edhe për fitoren e sotme:

“Ne kishim nevojë të fitonim, por nuk del nga situata të vështira me fitore të lehta, edhe pse kjo ishte një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të vështirë. Ishte një ndeshje serioze, në të cilën ishim strikt dhe luftuam deri në fund. Do më pëlqente të fitonim 7-0, por futbolli nuk është i lehtë. Ka momente të mira kur luajnë dhe çdo gjë shkon mirë, ndërkaq a edhe momente të vështira ku duhet të kesh një shpirt konkurrues dhe seriozitet.”

Related posts

Bakshishi marramendës që Ronaldo i la hotelit grek ku qëndroi për pushime

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Historia mund të përsëritet, Kukësi si në sezonin e titullit

Delo.autor

E BUJSHME/ Finalja River Plate-Boca vjen në Spanjë, REAL dhe BARCELONA në garë me njëri-tjetrin

Isa.Autor

Leave a Comment