Bundesliga Futboll Sport

GJERMANIA NË KAOS/ Low “injoron” Ligën e Kombeve: Po mendojmë për…

Pas dështimit shokues në Botërorin e Rusisë, kombëtarja gjermane është gjithashtu e çalë në Ligën e Kombeve. Vetëm një pikë për gjermanët, që pozicionohen të fundit në Grupin 1 të Ligës A, i cili udhëhiqet nga Franca me 7 pikë. Për të shmangur rënien, të besuarit e Joachim Low do të duhet të mundin Holandën të hënën, në “Arena Veltins”, në mënyrë që t’i parakalojnë “tulipanët” në renditje (portokallinjtë kanë 3 pikë, ndërsa gjermanët 1 pikë, për momentin).

Në mes, megjithatë, është miqësorja e së enjtes kundër Rusisë. Një ndeshje, që është provë gjenerale para Holandës, siç tha trajneri gjerman në një konferencë shtypi: “Rusia është në një nivel të ngjashëm me atë të vitit 2008. Orientohet mirë taktikisht, duke luajtur agresive në mbrojtje dhe “vrasëse” në kundërsulm. Dora e trajnerit Cherchesov në ekip është e qartë”.

Ecuria e dobët deri tani e ka bërë të vështirë rrugën e tij edhe në Ligën e Kombeve, pas Botërorit të Rusisë. Turpërimi edhe në këtë kompeticion është një mundësi reale. “Nëse vjen rënia, do të duhet ta pranojmë atë. Sidoqoftë, mendimi ynë mbetet kualifikimi për në “Euro 2020”.

Situata e lojtarëve? Gnabry është rritur, shpresoj se mund ta ruajë këtë formë sportive. Nëse vazhdon në këtë mënyrë, ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë kombëtar. Për fat të keq, Reus nuk do të jetë i disponueshëm”.

Related posts

JO VETËM NDREU/ Një tjetër pjesëtar i stafit largohet nga Kastrioti. Klubi kërkon tre emra në merkato

Delo.autor

SUPER LAJMI NGA SPANJA/ Futbollistja shqiptare futet në histori, transferohet tek Reali i Madrid (FOTO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Ja cila është gjuha e re që po mëson poligloti Ronaldo në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment