Futboll Shqipëri Sport

HUMBI ME RIVALIN DIREKT/ Cungu e ka me gjykimin: I lumtë Flamurtarit që merr arbitrat që do

Kukësi është mundur nga skuadra e Flamurtarit në pasditen e sotme. Pas përfundimit të takimit, trajneri Armando Cungu është shprehur se skuadra në prapavijë bën gabime amatoreske, por gjithashtu edhe se duket sikur kundër Kukësit janë edhe arbitrat, pasi nuk jepen faulla, por gjithashtu marrin edhe shumë kartona.

“Nuk ka më vend për keqardhje për gabime amatoreske. Më shumë ia dhurojmë golat sesa kundërshtari në vendos ne në presion. Kemi punuar gjatë javës dhe përsëri gabojmë. Pothuajse me shumë pak forca mbrapa, habitem nga dëshira për të bërë golin dhe pësuam të dytin. Megjithatë kundërshtri i kishte marrë masat. Kur pësuam golin e parë ndryshuam vendosjen në fushë. Nuk mund të kalonim në aventurë që në fillim, ia bëmë shumë më të lehtë kundërshtarit. Shkodra sakrifikoj para mbrojtjes. Faulla nuk ka për ne, por ka kartona ndaj nesh. Të them të drejtën Zgurro nuk ishte në formë të mirë, sepse Torasa po na shqetësonte shumë, gjithsesi të paktën të ishim më të kujdesshëm.

Cuculi meriton shumë komplimenta. Në mbrojtje ishim shumë hapur dhe markimet nuk ishin të mira. Për Reginaldon është një situatë momentale, sikurse kalon çdo lojtar. Ekipi krijoi mundësi, por nuk arritëm. Të pësosh gola në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme. Në mbrojtje kemi shumë probleme, pasi kemi lojtarë të dëmtuar, por gjithashtu edhe në mesfushë. Nuk më takon të flas për arbitrat, por që duhet thënë se kam qenë shumë i kënaqur deri në ndeshjen e Korçës, por më pas kemi patur probleme. Përveç problemeve me lojtarët e dëmtuar që kemi, por na shtohen edhe këto të tjerat”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Përfaqësuesja Gjermane zbulon të ardhmen e trajnerit Low, ja vendimi që merr për teknikun…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Portieri i Rennes dhuron spektakël me 4 pritje të pabesueshme në 6 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

NUK I NDAHET ZEMRA NGA ROMA/ Futbollisti i Interit ishte tifozi special i “verdhekuqve” ndaj Atalantës

Delo.autor

Leave a Comment