Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ E godet topin në lartësinë 3 metra, ja pse 85 milionë euroshi është mbret i ajrit (VIDEO)

Mbrojtësi i Liverpool-it dhe i ekipit kombëtar holandez, Van Dijk, i cili i kushtoi klubit nga “Anfield” plot 85 milionë euro, është protagonisti i kësaj videoje “virale”, që po bën me shpejtësi xhiron e botës përmes rrjeteve sociale dhe mediave. Në të evidentohet fuqia e madhe e hedhjes në ajër për topin, apo siç njihet ndryshe në futboll, lufta ajrore.

Sikurse duket edhe në video, e cila është “riprodhuar” 700 mijë herë vetëm në Twitter, gjiganti holandez ia del ta godasë topin e varur në një lartësi prej 3 metrash nga dyshemeja e një salle force të mbyllur. Futbollisti në fjalë ka gjatësinë prej 193 cemetra, çka do të thotë se shkëputja në ajër e tij është plot 107 centimetra.

Pra, më shumë se një metër. Sikurse duket, jo më kot Van Dijk është mbreti i ajrit në futboll, jo më kot është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, jo më kot i ka dhënë siguri të jashtëzakonshme Liverpool-it, që sezonin e kaluar mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Related posts

Manchester United ofron De Gean për Iscon

Sadik.Autor

“Asensio titullar? Disa luajnë më shumë se të tjerët, kjo gjithmonë ndodh”

Q.Autor

Manchester City kthen vëmendjen te Pjanic, por shifra që kërkon Juve është e frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment