Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Gledi Mici vendos rekorde, 8 asiste me Shkëndijën në Maqedoni!

Gledi Mici është një nga emrat, që verën e këtij viti, pasi u shpall kampion me Skënderbeun, zgjodhi të largohej nga Korça. Mbrojtësi i krahut të majtë u largua drejt Maqedonisë, aty ku prej disa muajsh është bërë pjesë e ekipit të Shkëndijës së Tetovës.

Cilësitë e tij teknike ranë në sy të trajnerit Qatip Osmani, i cili gjatë finales së Kupës së Shqipërisë, ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” me misionin për të parë nga afër mbrojtësin shqiptar.

Në fakt duket se për trajnerin tetovar Mici ka qenë një nga blerjet më të mira. Jo vetëm që ka ofruar garanci për repartin e mbrojtjes dhe krahun e majtë, por ai është duke u shndërruar në “asin” e skuadrës.

Në 14 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, Gledi Mici, ka dhënë 8 asiste, një shifër e frikshme nëse mendon faktin që këto shërbime për gola kanë ardhur nga një mbrojtës.

27-vjeçari është duke kaluar momente të shkëlqyera në Maqedoni, duke i shërbyer shumë skuadrës së tij për mbrojtjen e titullit.

Rruga është shtruar tashmë, Shkëndija kryeson kampionatin ndërsa ka lënë pas me diferencë Vardarin. Me ritmin e tanishëm, Mici premton shumë asiste të tjera, ndërsa nga këmbët e tij nuk kanë munguar as golat.

Related posts

19 VITA PAS FIRMËS ME JUVENTUS/ Buffon luan sot për rekordin. Kalon Paolo Maldinin

Delo.autor

PAS INAGURIMIT TË HOTELIT TË RI NË MADRID/ Ronaldo zbarkon në Manhatan: Çfarë date magjike (FOTO)

Delo.autor

18-VJEÇARI MAGJEPS STAFIN TEKNIK/ Real Madrid gati të nxjerrë “xhevahirin” e ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment