Futboll Seria A Sport

I KANË MBARUAR “BATERITË”/ Matuidi dëshiron të arratiset për një javë sepse…

Mesfushori Juventus-it, Blaise Matuidi ka zbuluar se ka nevojë për pushime pranë detit, ndërsa ka shtuar se nuk është e mundur tani.

31 vjeçari i cili ndihmoi Francën të fitonte kupën e botës këtë verë dhe luajti në 16 takime me bardhezinjtë, në këtë pushim të kombëtareve ndihet se ka nevojë për një “karikim baterish”, pavarësisht se do t’i bashkohet ekipit të tij kombëtar këtë javë.

Në një intervistë për “La Republica”, Matuidi ka zbuluar dëshirën e tij:

“Do të shkoja me kënaqësi me pushime në një vend me det për një javë, nëse do të mundesha…” “E di që është një mendim i pamundur. Kam ndeshje me Francën këtë të premte, ne jemi kampionët e botës dhe duhet të marrim seriozisht Ligën e Kombeve.”

“Po përpiqem të jap maksimumin edhe me këto kushte, të qenurit në fushë në ndeshjen ndaj Manchester United më ndihmoi shumë.”

“Fatmirësisht një ekip që bën pushime nuk fiton asgjë prandaj jam i sigurt që ne se shpejti do ta heqim nga mëndja humbjen e pësuar nga United.”

Related posts

“BETEJA” E FORTË ME KLUBET/ Guardiola i sigurt: Ja kur vendoset titulli në Premier

Delo.autor

PARTIZANI NË KRIZË/ Bylisi është sfidë presioni dhe rreziku për të kuqtë

F.autor

VAZHDOJNË PËRGATITIJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Ja vendimi i rëndësishëm që i lihet në dorë futbollistëve në Angli

Delo.autor

Leave a Comment