Futboll Shqipëri Sport

I mungon BREGU dhe ABAZAJ/ SHKURTAJ nuk qahet: Jam krenar për këtë skuadër, japin shpirtin në fushë

Sulmuesi i Luftëtarit Vasil Shkurtaj mund të kishte vendosur takimin e sotëm në favor të gjirokastritëve, pasi pati dy raste të mira për të shënuar në pjesën e parë. Pas takimit, ai e pranoi për Supersport se nuk është njësoj komod në fushë pa Bregun dhe Abazajn, por ai ndihet krenar për këtë skuadër që sakrifikon githçka.

“Përsa nuk shënova? Isha mbrapa. Nuk pata mundësi të gjuaja saktë. Rezultati ishte i drejtë. Por mund të kishim marrë tre pikët, po të kisha shfrytëzuar ato pak raste.

Po, do të më pëlqente të shkoja në një skuadër, ku të fitoja titull.Por, bëj të pamundurën të ndihmoj ekipin ta nxjerr nga kjo situatë e keqe. Vërtet, nuk marrë aq shumë topa, por jam krenar për këtë ekip. Shokët më ndihmojnë shumë kur mbrojnë. Japin shpirtin në fushë. Më ndihmon shumë kur më japin raste”, u shpreh Shkurtaj.

Related posts

MOMENT EMOCIONUES/ Shikoni si vajzat moldave këndojnë himnin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

U TRANSFERUA PËR 61 MILIONË EURO/ Wan-Bissaka për teste mjekësore tek Manchester United

Delo.autor

“Kumanova është Shqipëri”, kapiteni kuqezi tërbon maqedonasit

Sadik.Autor

Leave a Comment