Futboll Shqipëri Sport

INCIDENTET NË STADIUM/ Policia e Shtetit: Disa të shoqëruar në komisariat, vijojnë verifikimet

Hyrja e tifozëve në stadium gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, ishte një rast i paprecedent për këtë sezon të Superligës. Ky veprim ka gjetur të papërgatitur edhe forcat e policisë private të kontaktuar për mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Uniformat blu, që sipas ligjit duhet të qëndrojnë jashtë stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes, kanë reaguar pas incidentit, ku me anë të një komunikate mësohet se disa tifozë janë shoqëruar në komisariat. Ndërsa konfirmohet lëndimi i një tifozi, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Më poshtë deklarata e plotë e Policisë së Shtetit.

“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ‘Tirana -Kukësi’ të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, thotë Policia e Shtetit.

 

Related posts

PANIK NË GJIROKASTËR/ Hoxha e Ramadani me urgjencë në spital (FOTO)

Delo.autor

6 DITË PAS TRANSFERIMIT NË KAMPIONATIN POLAK/ Shkëlqeu në stërvitjen e parë, Muçi merr lajmin e mirë nga trajneri i Legias

Delo.autor

Trupi gjykues në CAS tërhiqet për të dhënë vendimin për titullin e “Skënderbeut”

Q.Autor

Leave a Comment