Futboll La Liga Sport

KAPITENI I PLOTFUQISHËM/ RAMOS hyn në dhomat e zhveshjes, sikur REALI të jetë i…

Për mirë ose për keq, ndonjëherë është e mjaftueshme që të tjetër të flasin për ty. Sergio Ramos është një nga shembujt më të mirë në fushën e lojës. Kapiteni është gjithnjë në qendër të vëmendjes, për mirë ose për keq,nuk ka shumë rëndësi…Spanjolli është nga ato personazhe që ose duhet ose urrehet. E vështirë të gjendet një e mesme e artë për të.

E vështirë për t’u shpjeguar, por edhe për t’u kuptuar. Ish- futbollisti Jorge Valdano, në një intervistë për “El Pais” ka vënë në dukje karakteristikat e mbrojtësi të “Los Blancos”, sipas së cilit e bëjnë atë një njëri që urrehet dhe duhet njëkohësisht.

“Udhëheqja. Udhëheqja e tij është e pashembullt. Qëndrimet e tij mund të mos iu pëlqejnë të gjithëve, por janë tipike sjellje të atyre që duan dhe dinë se si t’i marrin gjërat. Një lloj lideri në zhdukje. Ka pak prej tyre dhe askush nuk është si Sergio Ramos. Udhëheqësit e mëdhenj kanë një siguri të tillë, që e transmeton edhe në fushë. Sergio hyn në dhomat e zhveshjes sikur Real Madrid të ishte i tiji dhe vepron në fushë sikur të ketë shpikur futboll. Një siguri e dukshme e treguar” u shpreh Valdano.

Lavdet nuk kanë të fund për kapitenin e Real Madrid, i cili së fundmi ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të rezultateve negative të “Los Blancos”. Ai shkon deri aty sa e quan një “qenie mitologjike”.

“Te Real Madrid atë e akuzojnë për një ndikim të madh në klub, ndërsa kundërshtarët për ndërhurjet e ashpra, megjithatë ai habit botën me golat e tij me penallti. Ai u tregon të gjithëve se është udhëheqësi, për t’u thënë ndoshta e se ende ekziston ideja e largët e një udhëheqësi të madh, i cili nganjëherë duket gati një qenie mitologjike”, përfundoi argjentinasi.

Related posts

LOJTARËT NUK PËRMBAHEN/ Sherr masiv mes dy skuadrave. “Kërcet” grushti dhe shqelmat (VIDEO)

Delo.autor

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Sterling mposht portierin Ryan me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KUKËSI MERR LAJMIN E MIRË/ Nis puna për rikonstruksionin e stadiumit, ja kur përfundon

Delo.autor

Leave a Comment