Futboll Kombëtarja Sport

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Panucci kërkon edhe një mundësi

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë se e merr përgjegjësinë për humbjen turpëruese të ekipit kombëtar ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve.

Christian Panucci rikthehet të flasë për Supersport, teksa në një intervistë në emisionin “Kuq e Zi” merr përsipër të gjitha përgjegjësitë e humbjes së sotme, duke pranuar se ishin zgjedhjet e tij të gabuara, ato që sollën humbjen.

Pësuam shpejt dhe mbetëm me 10 lojtarë. Mund të themi se ndeshja u vendos nga episodet?

Është e vërtetë. Xhiroi gjithçka keq dhe gjithçka kundër nesh. Morëm një gol në rastin e parë dhe më pas mbetëm me 10 lojtarë. U munduam të mbetemi në lojë, por ai episod kur pësuam golin e dytë, bëri që ndeshja të mbyllej.

Ju pamë shumë të heshtur, pas golit të dytë. Çfarë po mendonit me veten dhe çfarë duhet të shfaqte më shumë skuadra sot?

Çdo gjë sot ishte faji im dhe jo i djemve. Gabova zgjedhjet e mia dhe dua të marr të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje.

Pse vendosët të largonit Kaçen për të plotësuar numrat në mbrojtje, ndërkohë që mund të sakrifikonit ndonjë nga sulmi?

Sepse doja që të fitonim dhe do të hiqja ose Memushajn, ose Kaçen.

A keni akoma motiv për të vazhduar punën në këtë skuadër?

Patjetër që po. Jam i bindur që kemi një skuadër të mirë, por sot ishin episodet ato që sollën këtë rrjedhë të lojës. Unë besoj te ekipi, besoj te djemtë dhe jam i bindur që kemi shumë mundësi të shkojmë përpara.

Mendoni se lojtarët ju kanë “tradhtuar”?

Absolutisht jo. Lojtarët janë munduar të japin më të mirën dhe nuk kam asgjë me ata. I vetmi që gaboi sot, isha unë, me zgjedhjet e mia të gabuara, që u pasuan me këtë humbje.

Sa i dëshpëruar jeni për koret ofenduese?

Kanë bërë mirë që më kanë kritikuar mua, pasi jam unë trajneri dhe përgjegjësi për këtë situatë. Më mirë që më shanin mua, sesa futbollistët, pasi isha unë ai që gabova.

Related posts

Chelsea interesohet për mesfushorin e Nicës, “londinezët” ofrojnë 40 milionë euro

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Partizani përgatiten përsëri me shumë mungesa, synohet kthesa dhe…

Delo.autor

BARAZUAN ME LAÇIN/ Plasin akuzat për gjyqtarët, Kukësi shpërthen ndaj Enea Jorgjit

Isa.Autor

Leave a Comment