I pakategorizuar

KUSH ËSHTË MANFRED WEBER / Kreu i ri i partive të djatha europiane?

Ligjvënësi gjerman në BE, Manfred Weber ka fituar garën për të udhëhequr partitë e qendrës së djathtë në zgjedhjet e bllokut, që do të mbahen në muajin maj. Weber, po ashtu do të jetë kandidat i Partisë Popullore Europiane (EPP) për t’u bërë kryetar i Komisionit Europian.

Ai ka arritur të mundë ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, në konferencën e partisë të mbajtur në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Të dhënat zyrtare të votimit tregojnë se Weber arriti të siguronte përkrahjen e pothuajse 80 për qind të delegatëve.

Në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian, Manfred Weber erdhi në vitin 2014.

Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij, i cili ka një spektër mjaft të gjerë.

Me pikëpamjet proeuropiane, Weber dallon edhe nga partia e tij, Unioni Kristiansocial i Bavarisë (CSU).

Prandaj, edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2014, CSU-ja nuk donte ta vinte as si kandidat.

Në çështjen e emigracionit, ai diti të manovronte me zgjuarsi, herë duke anuar nga pozicioni i kancelares dhe kryetares së CDU-së, Angela Merkel, e herë nga ana e ministrit të Brendshëm dhe kryetarit të CSU-së, Horst Seehofer.

Madje, ai shkoi deri aty sa të mbante në fraksion edhe 11 anëtarët e partisë hungareze antieuropiane “Fidesz”, pavarësisht kritikave masive.

Por, Weberin e ka mbështetur Merkel, pasi mendohet që pa përkrahjen e saj, mundësitë e tij për t’u shpallur si kandidati kryesor në zgjedhjet europiane do të ishin thuajse zero.

Weber zgjidhet në krye të PPE-së

Partitë europiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Europë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE.

Weber, një aleat i kancelares gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Europiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave.

Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit 2019, Weber do të ishte në rolin e pretendentit për të garuar për postin e kreut të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut të kryesuar aktualisht nga Jean-Claude Juncker.

Megjithatë, disa sondazhe parashikojnë se PPE-ja do të humbasë shumicën, nën presionin e populistëve nga të dyja krahet, e majta dhe e djathta, ose udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, të cilët do të kenë fjalën e fundit, mund të vendosin të mos emërojnë një kandidat partiak në fund të fundit.

Gjithsesi, kandidatura është një çmim i lartë që do të pasojë zgjedhjet europiane të 26 majit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu në lojë janë edhe vendet për të udhëhequr Këshillin Europian, që përfaqëson qeveritë kombëtare; Parlamentin Europian; Bankën Qendrore Europiane; si dhe politikën e jashtme të bllokut, post që mbahet aktualisht nga Federica Mogherini.

Related posts

E FUNDIT/ Kukësi rikthen trajnerin që u shpall kampion, ja emri i konfirmuar

Delo.autor

WANDA NARA “TËRBON” FANSAT/ Ja pozat seksi e zhveshur nudo në shtrat (FOTO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Lorenzo i pafat, rënie e frikshme në Tailandë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment