Futboll La Liga Sport

MONACO E KA “FOBI” FITOREN/ Falcao kërkon “arratisjen” tek rekordmenët SPANJOLL

Me Monaco, Radamel Falcao është shumë pranë eliminimit nga Champions League, por kjo nuk është gjëja më e keqe. Aktualisht ekipi i tij është në një nga tre vendet e fundit të renditjes së Ligue 1, që do të thotë se me këto ritme klubi rrezikon rënien nga kategoria.

Dhe sipas spanjolles Marca, sulmuesi kërkon të arratiset nga situata mizore në të cilën ndodhet klubi francez. Kolumbiani 32-vjeçar i është vetëofruar Real Madridit. Los Blancos thuhet të jenë të hapur për transferimin e tij, por kanë opsione të tjera për departamentin e sulmit.

Nëse asnjë nga objektivat e kampionëve të Champions League nuk do të arrihet, atëherë Falcao mund të transferohet në Madrid që në janar.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ajeti realizon një gol të çuditshëm, Celtic shpërdoron avantazhin e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Jorginho: “Topin e Artë” nuk e dua. Ju shpjegoj si ndalet De Bruyne

Delo.autor

Skedina që iu bën me para, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’

Q.Autor

Leave a Comment