Futboll Kombëtarja Sport

PANUCCI E KA HARRUAR/ BOMBERI KAVAJAS vazhdon të gjejë GOLIN në TURQI

Sokol Çikalleshi u është kthyer përsëri fushave të lojës prej një muaji dhe pak nga pak po gjen hapësira me klubin e tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, ka nisur gjithashtu të lërë shenjë edhe me faktin se po shënon rregullisht, ndonëse për momentin jo në elitën e futbollit turk me ekipin Goztepe.

Pak javë më parë ai shënoi në Kupën e Turqisë, ndaj një skuadre të niveleve të ulëta, por tregoi me lojën gjatë 90 minutave se mund të përballonte tashmë ritmin e një ndeshje të plotë. Gjithashtu, Çikalleshi ka nisur të shënojë rregullisht edhe në miqësoret që ka organizuar klubi për të mbajtur në formë lojtarët që nuk janë të grumbulluar nga kombëtarja.

Sulmuesi gjeti rrjetën në suksesin 5-2 të skuadrës së tij ndaj ekipit të të rinjve të klubit turk që u zhvillua dy ditë më parë, duke u bërë protagonist që nga minuta e parë e kësaj sfide brenda klubit. Pritet që në javët në vijim, minutazhi i Çikalleshit të rritet, pasi ai cilësohet si një alternativë e rëndësishme për sulmin e Goztepe, skuadër e cila këtë sezon lufton për vendet e sipërme në klasifikim.

Çikalleshi është aktivizuar për herë të fundit me kombëtaren nga Panuçi për ndeshjet miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës e që atëherë, nuk ka qenë as në listën e të grumbulluarve.

Related posts

ME FLAMURIN KOMBËTAR/ 9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike (PAMJET)

Delo.autor

TENTATIVA E FUNDIT PËR TË ARDHMEN E DURMISHAJT/ “FSHF” dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares

Delo.autor

FORMACIONI I ËNDRRAVE/ Buffon zgjedh 11 lojtarët më të mirë të futbollit, e pabesueshme mungon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment