Futboll Sport

“PAQJA” ME PORTUGALINË/ Barazimet “sëmundja” e Italisë së Mancinit: Pres që sulmuesit të bëjnë detyrën

Katër barazime radhazi për Italinë e Roberto Mancinit në ndeshjet e luajtura në shtëpinë e saj, duke bërë që fitorja të jetë ende një ngërç për kombëtaren “azzurre”. Ky rezultat u arrit edhe dje ndaj Portugalisë, 0-0, edhe pse për 45 minuta Italia e dominoi ndeshjen, por mungoi goli. Më pas, loja e kombëtares italiane ra ndjeshëm dhe Portugalia mori atë që synonte, 1 pikë që e çon në fazën finale të Nations League.

Bëmë një ndeshje të mirë, madje në pjesën e parë e dominuam lojën, duke qenë superiorë në fushë. Në të dytën loja ra, kjo ishte normale, por pengu mbetet mungesa e golit. Dhe në sportin tonë ky nuk është një detaj i vogël, pasi po nuk shënove rrezikon edhe të humbasësh”, tha Mancini.

Krijuam shumë raste, ndaj duhet të kishim qenë më të saktë para porte. Të paktën kjo ndeshje është një hap tjetër përpara për sa i përket lojës, pasi luanim ndaj ekipit kampion të Europës dhe ishim superiorë ndaj tyre. Në futboll fiton ai që shënon, ndaj më vjen keq që nuk fituam. Tani pres sulmuesit të tregojnë se janë vërtetë të tillë edhe në kombëtare”, tha Mancini.

Related posts

CHIEVO VERONA-MILAN/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Hetemaj

Delo.autor

PRAPASKENA/ PSG refuzoi 160 milionë paund për MBAPPE nga gjigantët ANGLEZ

Isa.Autor

FA Cup / Askush si Jesus në Angli, Skuadra e Guardiolës mposht Burnleyn me goleadë

Delo.autor

Leave a Comment