Futboll Premier League Sport

PICKFORD KAPET ME KOPJE/ Kjo HILE kualifikoi Anglinë ndaj Kolumbisë në Botëror

Në një provim për brenda ose jashtë, më mirë të gjendesh i përgatitur. Deri në detajet më të vogla. Dukshëm, portieri i përfaqësueses së Anglisë, Pickford e ka memorizuar këtë këshillë. Si profesionist ekzemplar, ai ka studiuar thellësisht kundërshtarët dhe për të evituar që t’i shpëtonte ndonjë gjë, ka marrë shënimet dhe kopjet me vete në fushë.

Detaji i veçantë u evidentua nga Daily Mail. Portieri i Everton kishte shkruar në bidonin e ujit emrat e kundërshtarëve. Natyrisht jo rastësisht. Përkundrazi, për çdo kroat ekzekutues të mundshëm penalltish, nga një specifikë. Kështu, në njërën anë të bidonit ishin shkruar emrat e futbollistëve që mund të kezekutonin penallti, gjithashtu dhe drejtimin e gjuajtjes dhe modalitetin e ekzekutimit. Madje nuk ishte as hera e parë që ndodhte.

Pickford ka përdorur të njëjtin stil edhe në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak ditë më parë, por gjithashtu dhe mbi të gjitha edhe në Rusi. Një metodë që ka shpërblyer, veçanërisht në sfidën kundër Kolumbisë, të zgjidhur pikërisht nga ekzekutimi i 11-metërshave. Duke përdorur shënimet e tij, portieri i Anglisë arriti të grushtojë gjuajtjen e Baça, por doli bllof para Falcao, që ekzekutoi në mënyrë të ndryshme nga zakonisht.

Related posts

Januzaj flet për ndërhyrjen horror të De Bruyne dhe ftesën nga Anglia

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Brentford leksion Man. United, e mposht 4-3 me përmbysje! Ndalen Newcastle dhe Tottenham

F.autor

ATMOSFERA PRITET TË JETË ELEKTRIZUESE/ Në Francë janë të bindur për një fitore ndaj Shqipërisë, zgjedhin këngën për çdo gol

Delo.autor

Leave a Comment