Futboll Shqipëri Sport

PIKANTE/ “Shihemi te dhomat”: Balaj tërbon BALE. Tifozët pushtojnë fushën, rrethohet…(FOTO)

Uellsianët zbarkuan në Elbasan që në mesditë, me një autokolonë autobusësh. Britanikët e shfrytëzuan mundësinë e ardhjes në Shqipëri edhe për t’u njohur me kulturën e vendit tonë. Në Elbasan vizituan kalanë e qytetit, ndërsa më pas u ulën nëpër lokale. Një pjesë e mirë e tyre u “harruan” nëpër bare dhe vetëm kur filloi ndeshja mbërritën në stadium. Numri i tyre shkonte afro 2 mijë, duke mbushur tribunën pas portës. Ndërkohë, në total kishte afro 4 mijë tifozë dhe dukej sikur Shqipëria luante jashtë fushës, jo në shtëpinë e saj.

bALA

* Si rrallëherë, presidenti i FSHF-së mbërrin në stadium 1 orë e 30 minuta para se të startojë ndeshja, pikërisht në momentin kur në stadium erdhi edhe skuadra. Nuk u pa shumë i qetë gjatë mbërritjes, kjo edhe për shkak të situatës me trajnerin.

* Kontrolli me qen antieksploziv u bë në stadium katër orë para startimit të sfidës. Ndërkohë, të gjitha makinat që u parkuan në ambientet e stadiumit u kontrolluan për eksplozivë dhe këtij kontrolli nuk i shpëtoi as sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

* Kur ekipi i Uellsit po kryente nxehmjen, disa fëmijë të vegjël u afruan te rrethimi i fushës dhe thërrisnin emrin e Bejlit, duke pritur ndonjë përshëndetje nga ana e tij.

* I vetmi grupim nga tifogrupet shqiptare në stadium ishin “Tifozat Kuq e Zi”. Edhe pse të paktë në numër, nxorën një banderolë thumbuese ndaj skuadrës sonë: “Kërkojmë djersën për fanellën kuqezi, rezultatet s’kanë rëndësi”.

* Në minutën e 35-të ka një përplasje në fushë midis lojtarëve, pas ndërhyrjes së Bruks ndaj Xhakës. Gigs po ankohej, ndërsa Panuçi po i bënte me dije që u përdor bërryli ndaj lojtarit tonë. Në këtë moment dy trajnerët afrohen pranë njëri-tjetrit dhe sqarohen. Në fund, ka një këshillim edhe të gjyqtarit ndaj Gigsit, për shkak të protestave.

balaj bejli

* Panuçi doli para lojtarëve në fushë pas pushimit të pjesës së parë dhe po qëndronte në këmbë para pankinës për startimin e pjesës së dytë.

* Në momentin e penalltisë së Balajt, Panuçi u kthye me fytyrë nga pankina, por në fund nuk mund t’i rezistonte dot dhe e ktheu kokën për një moment që të shihte golin.

* Në momentin e aktivizimit të yllit të Realit të Madridit, Garet Bejl, stadiumi nuk i kurseu duartrokitjet për të.

* Në minutën e 66-të, Uellsi pretendon për penallti, proteston Gigs te gjyqtari i katërt, ndërkohë që Panuçi hap duart nga pankina mike për t’i thënë se çfarë po pretendojnë.

* Në të 83-ën Bejl shkakton faull ndaj Xhakës dhe kryesori i nxjerr të verdhën, me stadiumin që nuk i kursen vërshëllimat. Më pas Bejl i kërkon falje Xhakës dhe i jep dorën.

* Në minutat shtesë Panuçi ankohet për një rivënie anësore që nuk iu dha skuadrës sonë, ndërkohë që Gigs kap topat për të shpejtuar lojën.

* Për të “markuar” si duhet Garet Bejlin nga ndonjë tentativë e tifozëve për t’iu afruar, ishin marrë masat që ai të shoqërohej nga dy bodigardë dhe kjo u vu re në fund të ndeshjes, kur hyri në dhomat e zhveshjes.

46483246_2436437853038834_5725820802960457728_n

* Pas vërshëllimës së gjyqtarit, në fushë ka pasur kaos për disa minuta. Bekim Balaj kërkoi fanellën e Garet Bejlit, por ky i fundit nuk pranoi për momentin, duke ia bërë me shenjë: “Shihemi te dhomat”. Ndërkohë që lojtarët po takoheshin dhe shkëmbenin fanellat, tifozët hapën dyert e emergjencës dhe hynë në fushë. Fillimisht ishin fëmijët në tribunën ballore që shkuan te lojtarët, ndërsa pas tyre u hap porta e sektorit pranë tribunës qendrore. Edhe pse bëhej fjalë për një hyrje miqësore, me tifozët që kërkonin foto apo fanella nga futbollistët në fushë.

Related posts

Zidane ‘zgjohet’ në merkato, gati transferimi i bujshëm i De Bruyne

Q.Autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Zbulohet prapaskena, tekniku Allegri refuzoi dy klubet e mëdha

Delo.autor

INTERI KALOI NË AVANTAZH/ Martinez shënon një gol fantastik, por VAR-i anulon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment