Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

PLAS SKANDALI/ Gjyqtari i Komitetit të Etikës në FIFA ARRESTOHET për korrupsion

Një gjykatës i Komitetit të Etikës së FIFA-s u arrestua në Malajzi me dyshimin për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen të mërkurën si drejtues i një çështjeje arbitrazhi. Avokati i Sundra Rajoo tha për “Associated Press” se klienti i tij ishte ndaluar nga Komisioni Anti-Korrupsion Malajzian, pasi u kthye nga një mbledhje në FIFA, në Zyrih, mbrëmjen e kaluar.

Avokati Cheow Wee tha se një gjykatë atje refuzoi kërkesën për një urdhër-ndalimi 7-ditor kundër Rajoo dhe se ai u lirua më vonë pa kushte. “Gjyqtari ra dakord me qëndrimin tonë se ai (Rajoo) ka imunitet dhe privilegje diplomatike, – tha Cheow. – Ai nuk mund të arrestohet e të paraburgoset, sepse nuk mund t’i nënshtrohet juridiksionit tonë penal”.

Avokati tha se MACC kërkoi paraburgimin e Rajoo për të mbrojtur dhe vazhduar hetimin e tij për akuzat se gjyqtari i Etikës në FIFA e ka përdoruar postin për favore financiare. Rajoo dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Qendrën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, të mërkurën, bëri me dije Cheow.

FIFA nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar statusin e Rajoo brenda sistemit gjyqësor të trupës botërore të futbollit. Rajoo u emërua vitin e kaluar si një nga dy zëvendëskryetarët e dhomës gjykuese të Komitetit të Etikës së FIFA-s.

Që nga momenti kur Rajoo u bashkua me FIFA-n, gjyqtarët e Etikës janë dyshuar si të implikuar në ryshfet, sipas një hetimi të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Rajoo u propozua për këtë post nga Konfederata Aziatike e Futbollit.

Related posts

Dita nuk fshihet: Jemi Skënderbeu, luajmë për titull

Isa.Autor

FITORJA NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Halili “hap thesin”. Zbulohet premio e dhënë nga Tirana për lojtarët

Delo.autor

Vijne paratë, Milani merr frymë. Tani rriten shpresat për një marrëveshje me UEFA

Sadik.Autor

Leave a Comment