Futboll La Liga Sport

PLAS TEK KATALANASIT/ Valverde “fuera”: MESSI zgjedh trajnerin e ri të Barçës

Messi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Argjentinasi duket se e ka vendosur të ardhmen e Ernesto Valverdes, i cili nuk do të qëndrojë shumë gjatë në stolin e Barcelonës. Kontrata e trajnerit nuk do të rinovohet.

Kjo nuk do të ndodhë për shkak të rendimentit të keq. Sipas “Don Balon”, lojtarët me peshë të ekipit, të udhëhequr nga Messi, nuk përshtaten me stilin e tij të lojës.

Ata do të luftojnë për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm, por sapo të përfundojë sezoni, në varësi të rezultateve, mund të ndodhë një revolucion në skuadër. Ajo që duket qartë është një gjë: Messi ka një të preferuar dhe ai është trajneri i Real Betis, Quique Setien.

Stili i tij i lojës pëlqehet shumë nga kapiteni i katalanasve, ashtu si edhe nga lojtarët e tjerë të ekipit, si Busquets apo Pique, që shohin tek ai pasuesin e Guardiolë-s

Për më tepër, spanjolli është lavdëruar edhe nga ish-shokët e ekipit të Messi-t, si Tello dhe Bartra, të cilët flasin shumë mirë për të. Mënyra se si ai e sheh futbollin është joshëse dhe gjithashtu vlerësohet shumë pozitivisht edhe afërsia dhe marrëdhënia e mirë që ka me lojtarët.

Kontrata e Setien, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren e Spanjës, skadon në 2020-ën dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta larguar nga Real Betis.

Related posts

Habit Armand Duka: E bëra të pasur Samir Manen dhe mund t’ja marr lekët prapë

Sadik.Autor

Brazili injoron VAR-in, kosto e lartë financiare nuk përballohet nga klubet

Q.Autor

MBOJTËSI KUQEZI/ MAVRAJ zyrtarizohet nesër në Selanik, ja kur del në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment