Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Njihuni me heroin e Holandës që u bë futbollist falë gjyshes së tij

U bë futbollist në sajë të këshillave të gjyshes. Nëse tani Georgino Wijnaldum luan si profesionist, i detyrohet shumë gjyshes së tij. Sigurisht që edhe falë talentit të tij, por zgjedhjet që ka bërë në jetë dhe që e bënë të veshë fanellën e kombëtares holandeze, shumicën e kohës kanë qenë të ndikuara nga gjyshja e tij. Një histori mbi të cilën mund të shkruhet një libër.

Gjyshja – Më shumë se gjyshe, pothuajse një nënë. Kur Wijnaldum ishte 6 vjeç prindërit e tij u divorcuan dhe mamaja e tij u shpërngul në Amsterdam. I vogli Georgino nuk dëshironte që të largohej dhe qëndroi në Rotterdam me gjyshen e tij. Ka qenë një fëmijëri e paqëndrueshme, që e bëri të mbajë, edhe pse për një kohë të shkurtër, edhe mbiemrin me origjinë ganeze të njerkut, duke u quajtur Georgino Boateng. Megjithatë, kjo ishte një zgjedhje që u mohua menjëherë. “Nuk jam ganez. Kam origjinë surinameze”

Gjimnastika – Për të vendosur qëndrueshmëri në jetën e futbollistit, ashtu siç tha në një deklaratë për faqen e Feynoord, ishte gjyshja, që para së gjithash e bëri të heqë dorë nga gjimnastika. Në fakt, Wijnaldum fillimisht nuk donte t’ia dinte për futbollin dhe ëndrra e tij e vetme ishte të bëhej gjimnast ose akrobat. Veprime shumë të rrezikshme këto për gjyshen e tij, e cila, së bashku me xhaxhanë, e futën në botën e futbollit.

Një veprim shumë i zgjuar. Fillimisht ai luajti me të rinjtë e Sparta Roterdam për të kaluar më pas tek ata të Feynoord, ku u bë lojtari më i ri që ka luajtur me skuadrën e parë (16 vjeç). Pas katër vitesh, Wijnaldum kaloi tek PSV, më pas tek Newcastle dhe pastaj tek Liverpool, ku edhe luan aktualisht.

Holanda – Atëherë, faleminderit gjyshe për një nga lojtarët në të cilin bazohet e ardhmja e kombëtares holandeze, e cila, pas disa vitesh në errësirë, më në fund duket se do të rikthehet në majat e futbollit europian. Fitorja 2-0 kundër Francës i jep “Tulipanëve” një shans për të hyrë në fazën finale të National League. Wijnaldum, që ka shënuar në minutën e 44-t (1-0), ka përsëritur paraqitjen e bukur të bërë në fitoren 3-0 të arritur kundër Gjermanisë, me një nga golat që është shënuar pikërisht nga ai.

Related posts

Heynckes do të largohet në fund të sezonit, zbuloni emrin surprizë për stolin e Bayern

Q.Autor

MOMENTE PANIKU NË ITALI/ I vendosin eksploziv makinës së drejtorit sportiv… (FOTO)

Delo.autor

ISHTE NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE ME KORE RACISTE/ Shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment