Futboll

PROBLEMET E MESFUSHORIT/ ​Solari zbulon arsyen përse e la Iscon jashtë takimit me Romën

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka insistuar se ai nuk ka ndonjë problem me Iscon, përkundër që e kishte lënë jashtë skuadrës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës.

Real Madridi u kthye nga disfata turpëruese në La Liga nga Eibari, duke fituar si mysafir kundër Romës në Ligën e Kampionëve. Gareth Bale dhe Lucas Vazquez i shënuan golat në fitoren me rezultat 2-0.

Mesfushori Isco, i cili ka pasur probleme me lëndime gjatë këtij sezoni, nuk u përfshi as në bankën rezervë për ndeshjen e mbrëmshme në Romë, të vlefshme për Grupin G të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, Solari ka zbuluar se ky ishte një vendim taktik.

“Mungesa e Iscos është një vendim specifik për një moment specifik. Trajnerët e kanë pozitën për të marrë vendime dhe kjo është e gjitha, unë jam këtu për të marrë vendime”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Nganjëherë i marrim vendimet e duhura, nganjëherë jo. Por, është e lehtë ta gjykojmë këtë gjë pas ndeshjes. Vendimet janë gjithmonë sportive, sidomos në raste më të veçanta, edhe pse nuk ka asnjë të tillë këtu. Kush fillon dhe kush jo është një problem që nuk ekziston”.

“Lojtarët janë këtu për ta dhënë maksimumin kur zgjedhën. Ata e dëshmuan se janë të përgjegjshëm dhe ne jemi të lumtur që e arritëm fitoren”.

Related posts

“KOHA NUK KALON”/ Kur trajneri është më i mirë se lojtarët, Xavi jep spektakël në stërvitje me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ “Shpërthen” Artan Shyti: DHUNA në stadium, përgjegjësi e FSHF-s. BOJKOTI…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana dhe Partizani tregojnë muskujt para derbit

Isa.Autor

Leave a Comment