Futboll Ligue 1 Sport

PSG “I LODHUR” nga Jese Rodriguez, sulmuesi drejt La Ligas

Jese Rodriguez është i padëshiruar te Paris Saint Germain. Sulmuesi spanjoll, i cili nuk arriti asnjëherë të konfirmohej me kampionët e Francës, pritet të largohet përfundimisht për t’u rikthyer në Spanjë, aty ku ka shkëlqyer. 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin, por drejtuesit janë gati të pranojnë çdo ofertë huazimi me të drejtë blerjeje për të lehtësuar disi edhe bilancin, pasi Jese përfiton jo pak por 2.5 milionë euro në vit. Nuk mungojnë admiruesit për të, me Villarreal që kryeson listën, pasi kanë nevojë për një sulmues, por edhe Betis, Celta Vigo e Valladolid janë në gjurmët e tij.

Related posts

Kompany: Të luash nën urdhrat e Guardiolas është sikur të studiosh në universitet

Q.Autor

UNITED PAS BALE/ Solskjaer: Po kërkojmë lojtarë me kualitet!

F.autor

NGA EFEKTI DOMINO TEK PIKËT E HUMBURA/ Inter i madh me të mëdhatë, tjetër hap cilësor nga Conte

Delo.autor

Leave a Comment