Futboll Seria A Sport

PSG s’ndalet/ Askush si Mbappe në 45 vitet e fundit (VIDEO)

Ligue 1 duket se është një lojë fëmijësh për Paris Saint-Germain që mbrëmjen e sotme ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Lille, skuadra që mban vendin e dytë në kampionatin francez dhe që tani ndodhet 11 pikë larg kampionëve në fuqi, që kryesojnë me 36 pikë.

Gjithsesi, nuk ka qenë një fitore e lehtë për vendasit, me 3 pikë që janë siguruar në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Pas disa rasteve të humbura në pjesën e parë, ka qenë Mbappe që i ka dhënë avantazhin skuadrës së Tuchel në minutën e 70-të.

Sulmuesi francez ka mposhtur portierin Maignan me një magji nga jashtë zone dhe është bërë lojtari më i ri (19 vjeç, 10 muaj e 13 ditë) që shënon 40 gola në Ligue 1 në 45 sezonet e fundit. Katërmbëdhjetë minuta më vonë ka qenë Neymar që ka realizuar golin e dytë pas një kombinimi të bukur me Mbappe.

Miqtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 93-të me penalltinë e shënuar nga Pepe pas prekjes së topit me dorë të Kehrer, por nuk kanë arritur ta shmangin dot humbjen.

Kampionati mund të quhet një çështje e mbyllur për PSG që tani duhet të përqendrohet te Champions League, duke parë se mesjavën e ardhshme do të ketë një ndeshje delikate në fushën e Napoli-t.

Related posts

SKANDALOZE/ 11-metërsh AMATORESK në kampionatin SHQIPTAR, lojtari rrëshket vetë dhe arbitri akordon PENALLTI (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPIANI ËSHTË I PARI/ Daku tregon 4 objektivat: Nuk e besoja se do bëhesha kështu për Zotin, jam në një ëndërr që nuk dua të zgjohem hiç

F.autor

KORONAVIRUSI/ Të rifillojë apo jo Serie A? Lotito bën sherr me drejtorin e Interit

Delo.autor

Leave a Comment