Futboll Premier League Sport

RASHFORD HEROI I NDESHJES/ United përmbys ndaj Bournemouth

Manchester United ka vuajtur shumë për të gjetur golin e fitores, por ia ka arritur në fund të takimit dhe ka mposhtur Bournemouth me rezultatin 2-1 në Vitality Stadium. Ekipi i Jose Mourinho-s ka krijuar shumë, sidomos në pjesën e dytë, dhe është shpërblyer në fund me golin e Rashford. Ndeshja nis fuqishëm me të dy skuadrat që luftojnë për çdo top dhe sulmojnë sa herë që u jepet mundësia. Sfida është e hapur nga të dy krahët dhe vendasit arrijnë të shënojnë golin e avantazhit që në minutën e 11’ me të përhershmin Callum Wilson.

Sulmuesi ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe është gjendur aty edhe për një ndeshje të rëndësishme si kjo me United. Gjithsesi miqtë nuk demoralizohen dhe barazojnë rezultatin në minutën e 35’ me Anthony Martial, i cili vazhdon të bindë me paraqitjet e tij.

 Pas pushimit vendasit e ulin ritmin dhe Man United ka mundësi disa herë të marrë avantazhin për të parën herë. Mundësitë e krijuara nga Djajtë janë të shumta dhe të pastra, por Shaw, Sanchez dhe Pogba humbasin mundësi të pafalshme. Kur u duk sikur ndeshja do të përfundonte barazim, ishte Marcus Rashford ai që shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij.

Related posts

RUSI 2018/ Thyhet rekordi i Bale, futbolli ka një “flash” të ri

Sadik.Autor

BEFASON TEKNIKU SPANJOLL/ “Show” në konferencë për shtyp: Alo, jam Unai Emery

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Allegri: Ata kanë lojtarë të fortë, kemi një kundërshtar të mërzitshëm përballë

Delo.autor

Leave a Comment