Futboll La Liga Sport

REAL PO SKARIFIKON LOJTARIN PËR HAZARD/ Ka klauzolë 500 milionë euro

 Ylli belg i Chelsea mbetet objektivi kryesor i “Los Blancos”. Real Madridi është gati të ofrojë edhe talentin e vet të ri, Marco Asensio, si një hap përpara në ndonjë marrëveshje të mundshme me londinezët, për të mbërritur te Eden Hazard. Kështu bën me dije sot “Don Balon”. Kujtojmë se Asensio ka klauzolë 500 milionë euro për t’u larguar nga madrilenët.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i dëshpëruar për ta marrë belgun në “Santiago Bernabeu”, me qëllim që të zëvendësojë më në fund Cristiano Ronaldon. Përveç shifrave të majme financiare, kreu i klubit të bardhë është gati të përfshijë edhe lojtarë të lakmuar nga mjaft klube, sikurse është rasti i Asensios, për të ndihmuar në dakordimin me Chelsea.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk ka gjasa të përfundojë në janar, pasi trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, është një tifoz i Asensio dhe nuk është gati ta shohë atë duke u larguar në mes të sezonit.

Ndërkohë, Chelsea përballet me një luftë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Benfica, Joao Felix. Klubi portugez i ofroi atij një kontratë të re, me një klauzolë lirimi prej 105 milionë paund, sipas “Mirror”. Trajneri i bluve të Londrës, Maurizio Sarri, është një tifoz i madh i 18-vjeçarit, i cili e ka parë veten në ekipin e parë të Benfica, këtë sezon.

Related posts

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SPANJOLL NË DYSHIME/ Zidane e do me patjetër në ekip, Sergio Ramos nuk rinovon me Real Madrid

Delo.autor

INTER SHEH MAKTHE NË TORINO/ Juve i nxjerr nga gara për titull, derbi i Italisë “vishet” bardhezi

F.autor

Roma – Fiorentina/ Publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment