Futboll Shqipëri Sport

RISIA/ Ende nuk ka ngrohur stolin e ekipit shqiptar, trajneri i detyron lojtarët të stërviten në mes të… 

Trajneri i ri Lirisë në kampionatin e Kosovës, Vincenzo Alberto Anesse e ka marrë seriozisht punën te ekipi i qytetit të Prizrenit. Pasi u prezantua ditën e hënë, italiani e ka nisur seancën e sotme stërvitore duke u bërë “zbor” lojtarëve të tij. Sipas medias “Zëri”, Anesse i ka detyruar lojtarët të vrapojnë përgjatë qytetit deri në qendër të Prizrenit. Pasi i ka “sfilitur”, ai i urdhëroi futbollistët të stërviteshin në shkallët e stadiumit “Përparim Thaçi”.

Ai ka një mision tepër të vështirë, pasi duhet ta largojë skuadrën nga zona e rrezikshme e rënies nga rangu më i lartë i futbollit të Kosovës. Liria renditet në vendin e dhjetë me 16 pikë, 2 më pak se Ferizaj i vendit të parafundit, pozicion që e zbret një kategori më poshtë.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E DJALIT TË TIJ TEK MILAN/ Babai i Piatek: Nuk pranojmë të jetë rezervë

Delo.autor

“LISTA E ZEZË” TE BAYERN/ Nga Koman te Palhinja drejt largimit

F.autor

MERKATO E VERËS/ Guardiola ndërhyn mes Real Madridit dhe Lewandowski, e do polakun në “Etihad”

Delo.autor

Leave a Comment