Champions League Futboll Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONAT POR ZHGËNJEN NË CHAMPIONS/ Çfarë po ndodh me sulmuesin e Barcelonës?!

Luis Suárez është “i mbytur” në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi uruguajan ka fituar statusin e të konsideruarit si një nga golashënuesit më të mirë të kohëve të fundit, por nuk mund të mbajë statistika të mira në këtë drejtim në të gjitha garat. Ndërsa në La Liga dhe “Copa del Rey” numrat e tij janë të ndritshëm, është “doktor” i tyre;  në Champions performanca e sulmuesit të Barcelonës mbetet e pashpjegueshme.

Suarez ka shënuar 118 gola në 141 ndeshje. Pra, ai është takuar me golin në 56% të ndeshjeve të luajtura. Në Kupën e Mbretit, uruguajani ka shënuar në 55% të ndeshjeve, ku ka marrë pjesë. Megjithatë, në Champions çalon jo pak, teksa arrin ta shohë rrugën e rrjetës vetëm në 33% të ndeshjeve që ka luajtur.

Nuk është rastësi që Luis Suárez ka 1328 minuta pa shënuar gol në “Camp Nou”, në garën maksimale kontinentale. Ose çfarë është e njëjtë, në 14 ndeshje. Hera e fundit që ai shënoi si vizitor (në transfertë) ishte më 16 shtator 2015, në “Olimpico” të Romës. Këtë të martë, po në territorin italian, Luis Suarez ka mundësinë për ta prishur thatësirën ​​e tij kundër Interit dhe, rastësisht, të zhbllokohet në Champions, sepse këtë sezon ende nuk ka arritur të shënojë.

Uruguajani ka luajtur gjithsej 52 ndeshje në Champions, ku ka shënuar 24 gola (19 prej tyre me Barçën). Ai është futbollisti i dytë uruguajan me më shumë gola në këtë kompeticion, pas Edinson Cavanit.

Ndeshja në “San Siro” vjen në një kohë optimale për sulmuesin, sa i takon shënimit të golave. Në dy ndeshje rresht, ai e ka përshëndetur rrjetën e portës kundërshtare. Në “El Clasico” kundër Real Madridit realizoi një “hat trik”, ndërsa ndaj Rayo Vallecano, fundjavën e kaluar, u përfaqësua me dopietën vendimtare për ekipin e tij.

Related posts

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

F.autor

ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST TEK MALLORCA/ Trajneri elozhe Muriqit: Kemi një lojtar dominant dhe…

Delo.autor

YLLI QË PO “ÇMEND” GJIGANTËT E EUROPËS/ Barcelona, Juventus dhe Manchester United në garë për talentin…

Delo.autor

Leave a Comment