Futboll Premier League Sport

SHTYPI SERB “LUAN NGA FIQIRI”: Gjuha amtare e SHAQIRT është… serbishtja

Gazeta serbe “Kurir”, vazhdon ta shfrenojë fantazinë, teksa së fundit ka shkruar se Xherdan Shaqiri, ka bërë një koment në gjuhën e pastër serbe, e cila sipas kësaj tyre është dhe gjuha amtare e Shaqirit.

“Kurir” shkuan më tej se 27-vjeçari nga Gjilani, pas Liverpul – Crvena Zvezda, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarit në gjuhën serbe. Ai aktroi sikur nuk e kuptonte pyetjen, por tani e ka bërë të qartë sikur drita e diellit se ai flet shkëlqyeshëm në gjuhën e vendit ku është lindur.

shaqiri

Gazeta serbe del në këtë konkluzion, pasi Shaqiri i ka komentuar në “Instagram”, ish-shokut të skuadrës te Stok, Erik Pieters, ku i shkruante. “Polako brate” (Ngadalë vëlla). Kaq ka mjaftuar që serbët të shfrenojnë fantazinë duke shkruar broçkulla. “E kujtove origjinën dhe gjuhën tënde amtare”, ishin disa nga komentet e tifozëve serbe.

Related posts

SKANDALI/ Tensioni te penalltia, Longo shkoi të konfliktohej me stafin e Laçit. E qetësoi vetëm… (VIDEO)

Delo.autor

Qetësohuni interista, Nagatomo kthehet prapë!

Q.Autor

Salah është golashënuesi më i mirë dhe mbreti i rasteve të humbura në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment