Futboll La Liga Sport

SKANDAL/ UEFA me dy standarte, Jashanica dënohet ndersa Ramos shpëton nga dopingu

Një lëndë e ndaluar në gjakun e Sergio Ramos. Shfajësimet e Real Madridit dhe UEFA që vetëm për pak javë e arkivoi rastin. Por janë të dhënat e reja të Football Leaks që kanë rënë në duart e gazetarëve të “Del Spiegel” dhe të analizuara nga “L’Espresso”, që ngrenë hijet e dyshimit mbi një çështje që lindi në, 3 korrikun e vitit të kaluar.

Atë ditë Juventus humbi finalen e Champions League, kundër skuadrës spanjolle, që kishte kapiten Cristiano Ronaldon. Por atë natë, ndërsa lojtarët festonin triumfin, kapiteni i Realit, Sergio Ramos rezultoi pozitiv në kontrollet antidoping, siç shkruan L’Espresso në një artikull, që do të publikohet në 25 nëntor.

Çështja u mbajt sekret në dhomat e UEFA-s, që ka konsideruar të besueshëm justifikimin e dhënë nga mjeku social i skuadrës iberike. Një gabim i thjeshtë, kjo ishte mbrojtja e bërë. Desametasoni, që u gjet nuk u deklarua. Kjo mund të përdoret nga atletët kur kanë nevoja terapie. Në letrat e dorëzuara përpara finaleve të Champions, dukej në fakt emri i një ilaci tjetër, Celestone Chronodose, i ngjashëm me Desametazonin.

UEFA ka marrë shpjegimet e mjekut që mori gjithë përgjegjësinë, për gabimin dhe mbylli rastin. I njëjti trajtim i është rezervuar Realit dhe muaj më parë. Siç shkruan “Espresso” mbi bazën e dokumenteve të Football Leaks, në shkurt 2017, një kontroll antidoping i palajmëruar, u konkludua mes tensioneve dhe protestave nga lojtarët, mes të cilëve dhe Ronaldo. Në fund, për të kompletuar testet, ndërhyri stafi mjeksor i Realit. Një procedurë jo e rregullt, e ndaluar. Kontrollet në fakt nuk mund të bëhen nga kontrolloret. Dhe për lojtarët nuk mund të përdoren mjekët e tyre personal. Reali u mbrojt duke akuzuar ekipin antidoping për profesionalitet fals. Kjo i mjaftoi UEFA-s, për të mbyllur hetimet pa konseguenca për skuadrën spanjolle.

Duke lexuar këto fakte dhe duke bërë një krahasim të thjeshtë me Bajram Jashanicën, lojtarin e Skënderbeut, i cili është kapur nga UEFA me lëndë të ndaluara në gjak. Kosovari është dënuar për dy vjet nga organi më i lartë i futbollit europian, ndersa për Sergio Ramos nuk është marrë asnjë masë. Kjo shumë qartë të çon në konkluzionin se UEFA , është një organ që vepron me dy standarte.

Related posts

E BUJSHME/ Spalletti “dorëzon” Interin te portugezi: Normale që emri i tij të përmendet, Mourinho është…

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Hungari-Angli. Rezultati 0-4

Delo.autor

Guri mbërrin në Belgjikë, përfundon testet mjekësore (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment