Futboll Sport

SOUTHGATE KARIKON ANGLINË/ Kërkon kualifikimin në Ligën e Kombeve

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i ka thënë ekipit të tij ta marrë me qetësi ndeshjen e së dielës së Ligës së Kombeve, me Kroacinë, jo si moment “hakmarrjeje” për eliminimin në Kupën e Botës së fundit. Të dyja skuadrat “firmosën” një barazim pa gola muajin e kaluar, në ndeshjen e luajtur pa tifozë në Rijeka, por fitorja e fundit e Kroacisë kundër Spanjës, të enjten, e bëri situatën me të ndezur.

Kjo për shkak se të tria ekipet mund të kualifikohen matematikisht në Grupin 4 të Ligës A, duke shkuar në finalet e Ligës së Kombeve. Një fitore e Anglisë, ose e Kroacisë, do të garantonte një vend të secilës prej tyre në finalen e garës së re të UEFA-s.

“Tre Luanët” pësuan humbje me Kroacinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë dhe trajneri Southgate thotë se ai nuk do t’ia lërë asgjë fatit në “Wembley”. “Është e thjeshtë llogaria, ne duhet të fitojmë ndaj Kroacisë, – u tha ai gazetarëve. Nuk ka mënyrë tjetër për të mbrojtur shanset tona të kualifikimit në grup. E dimë se jemi në një grup vërtet të fortë, por duhet të fitojmë”.

Southgate është i kënaqur me mënyrën se si ka performuar skuadra e tij dhe beson se standartet e ndeshjeve të Kupës së Botës e kanë ndihmuar Anglinë të rritet edhe psikologjikisht: “Ne duam të ruajmë një formë konsistente, më së paku, të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të mësojmë si ekip nga këto lojëra të Ligës së Kombeve.

Është e pashembullt që të dalësh nga “dera e prapme” e një turneu të madh, si Botërori, dhe të kesh shumë teste të tjera të forta në një periudhë kaq të shkurtër. Është me të vërtetë mirë për ne, që të mësojmë, të përmirësohemi me dhe pa top, duke fituar besim. Jemi të kënaqur me përparimin e bërë, por duam të bëjmë edhe më mirë”.

Related posts

Në krizë rezultatesh/ REALI pranë nënshkrimit me mbrojtësin SANCHEZ nga gjigantët anglez

Isa.Autor

GUARDIOLA U PËRGJIGJET AKUZAVE TË NEVILLE: “Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi ta bëjnë këtë gjë”

Isa.Autor

KAMZA-PARTIZANI/ Zhbllokohen shifrat, super Telushi kalon “të kuqtë” në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment