Futboll Premier League Sport

SUPER PORTIERI/ Shënon gol nga goditja e këndit, nuk do ta besoni se kush është (VIDEO)

Portieri i Kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford, është i njohur për saktësinë e tij në pasime të gjata, megjithatë tani ai e ka dëshmuar se është i talentuar edhe për shënimin e golave nga pozicione shumë të vështira.

Faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë e ka publikuar në Twitter një video ku shihet goli i mrekullueshëm që Pickford arriti ta shënojë nga këndorja, gjatë një seance stërvitore me Kombëtaren.

Edhe gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, Pickford e kishte dëshmuar aftësinë e tij për të qenë shumë i saktë në gjetjen e lojtarëve përmes pasimeve të gjata, që është edhe arsyeja kryesore pse trajneri Gareth Southgate e preferon atë aq shumë.

Pickford është larguar për dy javë nga klubi i tij, Everton, për t’u bashkuar me Kombëtaren e Anglisë.

Ai pritet të luajë për “Tre Luanët” në ndeshjen e nesërme kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të dielën kundër Kroacisë.

Related posts

Tifozët e Arsenalit nuk ju besojnë syve: A është ky vërtetë, trajneri i tyre i ri?

Sadik.Autor

“JA BËN 8 ME 2″/ Ish-sulmuesi i Partizanit zë mend, bukuroshja SEKSI e “rikthen në binarë”

Isa.Autor

“DUAM TË FITOJMË SA MË SHUMË TROFE”/ Pjaniç: Kam qëndruar në shtëpi, po punoj fort

Delo.autor

Leave a Comment