Champions League Futboll Sport

SUPERSFIDA/ KANE kundër ICARDIT: Sulmuesi që shënon më shumë kundër atij më…

Në një kohë ku numrat 9 sa vijnë e rrallohen, Harry Kane dhe Mauro Icardi janë ata që po mbajnë gjallë pozicionit e pykës klasike në futbollin evropian. Dy prej golashënuesve më të mirë të planetit, por një prej tyre do t’i thotë mirupafshim Champions League pas Krishtlindjes, pasi vetëm njëri prej tyre do të kalojë në fazën e nokautit.

Në tre sezonet e fundit, karrierat e dy qendërsulmuesve kanë shpërthyer. Ata janë bërë liderët e ekipit të tyre dhe lojtarë të pazëvendësueshëm në sulm.Që prej gushtit të vitit 2015, Kane është më mirë në statistikën që ka më tepër rëndësi, golat e shënuar, me 115 gola në krahasim me 81 golat e Icardi-t.

Gjithsesi, për të analizuar pak më tepër ecurinë e Icardi-t, ai ka pasur më pak se gjysmën e prekjeve të topit në krahasim me Kane, 2,831 në krahasim me 5,782. Kjo tregon se stilet e tyre janë të ndryshme, Kane është një sulmues që kthehet mbrapa për të marrë topin, ndërsa Icardi e pret në zonën e rreptësisë.

Kjo tregon pse argjentinasi ka një mesatare më të ulët për sa i përket goditjeve drejt portës ë krahasim me kapitenin e Anglisë, 2.88 për ndeshje në krahasim me 4.5. Të dy parapëlqejnë të godasin me të djathtën, megjithëse statistikat tregojnë se Kane është një lojtar që mund ta përdorë mirë edhe të majtën.

Nga 98 golat e shënuar që prej gushtit të 2015-ës, 68 janë shënuar me të djathtën dhe 30 me të majtën. Ndërkohë Icardi ka shënuar 55 me të djathtën dhe vetëm 12 me të majtën.

Të dy janë të mirë me goditjet me kokë, po ashtu kanë statistika të mira nga pika e bardhë e penalltisë.

Ata janë qendërsulmues të klasit botëror dhe Champions League do të humbasë diçka, kushdo që të skualifikohet.

Related posts

ZYRTARIZON TË ARDHMEN E BUJSHME/ Coutinho: Vetëm ky ekip plotëson ambicjet e mia

Delo.autor

Trajneri i Barcelonës ua ka frikën këtyre lojtarëve të Chelsea

Q.Autor

E BUJSHME/ Mourinho zgjedh formacionin e sezonit në Champions, nuk do ta besoni kush mungon

Delo.autor

Leave a Comment