Champions League Futboll Sport

SYNOJNË TROFEUN/ Por ja pse tifozët e Man City kontestojnë himinin e Champions League

Pse tifozët e Manchester City kontestojnë dhe vërshëllejnë gjithmonë himnin e Champions League? Tifozët e City vërshëllejnë himnin si një rebelim ndaj asaj që konsiderohet prej tyre si trajtim i padenjë dhe pamerituar nga ana e UEFA-s. Që kur Manchester City kaloi në pronësi të grupit nga Abu Dhabi në vitin 2008, klubi ka fituar shumë në arenën kombëtare, me plot 3 tituj kampion në Premier League, po aq trofe të League Cup dhe një FA Cup. Por ka qenë një histori krejt ndryshe në arenën kontinentale, me gjysmëfinalen e vitit 2016, si arritjen më të madhe të City në Champions League. Tashmë trofeu i UEFA Champions League mbetet si Grali i Shenjtë për pronaërt e klubit. Është pikërisht kjo arsyeja pse drejtuesit afruan në krye të skuadrës, trajnerin dy herë fitues të Champions League, Pep Guardiola.

Por edhe pse City po vijon përpjekjet seriozisht në kërkim të suksesit, tifozët vijojnë të kontestojnë himnin e Champions League. Fair Play Financiar është arsyeja kryesore pas kontestimit të tifozëve të City ndaj UEFA-s, që ndëshkoi klubin anglez në vitin 2014 me sanksione të rënda, vetëm dy vite pasi kishin implementuar për të parën herë këto masa, me qëllim për të ndalur klubet nga shpenzimet përtej mundësive, duke regjistruar humbje të mëdha, çka do të ndikonte në të ardhmen afatgjatë të tyre. UEFA kërkonte gjithashtu që të promovonte konkurim më të barabartë, duke vështirësuar misionin e miliarderëve që të transformonin një klub pa histori, vetëm me paratë e tyre. Pikërisht me këtë motivacion dhe në ato kushte, City u shpall fajtor dhe u ndëshkua për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Ata u gjobitën me shumën £49 milionë nga UEFA dhe u detyruan që të reduktonin skuadrën me 21 futbollistë për sezonin e Champions League 2014-15, si pjesë e ndëshkimit. City ndjeu se UEFA kishte ndryshuar rregulloren vetëm për të bërë ata “kurban”, duke shprehur hapur indinjimin.

“Në thelb në debatit qëndron një mosmarrëveshje thelbësore ndërmjet interpretimeve të Fair Play Financiar të drejtuesve të klubit dhe atyre të UEFA-s, mbi futbollistët e blerë që para vitit 2010. Klubi beson se është në përputhje me rregullat në lidhje me këtë çështje”, citonte komunikata e “Qytetarëve”. Por kjo nuk është arsyeja e vetme e kontestimit të tifozëve ndaj UEFA-s.

Arsyeja tjetër është përqasja absurde dhe kontradiktore nga ana e UEFA-s, në rastin e gjobës minimale prej vetëm 20 mijë euro të akorduar ndaj klubit portugez të Porto, pasi tifozët andaluzian shfaqën abuzim racial ndaj ish-futbollistit të Manchester City, Mario Balotelli. Si për të përkeqësuar akoma më shumë situatën, vetë klubi anglez u gjobit në shumën 30 mijë euro më vonë gjatë kompeticionit, për shkak se u paraqit në fushë një minutë me vonesë në fillimin e pjesës së dytë. Madje ishte dhe rasti kur UEFA penalizoi CSKA Moscoë, që për shkak të koreve raciste u dënua me zhvillimin e tre ndeshjeve me dyer të mbyllura, por me vendimin që erdhi vetëm tre javë para se City të luante në Luzhnik, me tifozët e Manchester që kishin blerë biletat e udhëtimit dhe akomodimin në Moskë, por duke mos u lejuar të ndjekin ekipin e zemrës nga Brenda stadiumit. Jo pak motive për të kontestuar himnin që përfaqëson jo vetëm kompeticionin, por edhe organziatën dhe drejtuesit e saj.

Related posts

RËNDËSIA E CR7 TEK JUVENTUS/ “Mbledhje” me Pirlon dhe drejtuesit pas stërvitjes! (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ky njeri nuk di të ndalet, Liverpool në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Uefa gjykon financat e Interit dhe Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment