Futboll Sport

Tifozët e TIRANËS për TURP/ Kapen me Albi DOKËN dhe i grisin fanelën në fushë (VIDEO)

Sot, Tirana luajti kundër Kukësit, ndeshje që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Në këtë sfidë pati një rast të paprecedentë teksa tifozët bardheblu pushtuan fushën e “Selman Stërmasit” me të mbaruar takimi. Ata u kapën me lojtarët dhe u kërkuan këtyre të fundit të hiqnit fanelat. E pakuptimtë kjo që ndodh në kryeqytet në një sfidë që u dominua nga bardheblutë e për më tepër kishin përballë një skuadër si Kukësi. Futbollisti që u veçua nga tifozët qe Albi Doka.

Ky i fundit u tërhoq prej fanele duke ia grisur tërësisht. Skuadra ka nisur të marrë veten duke bërë spektakël në fushë, por tifozët sot ishin për turp. Në një moment të vështirë kur ekipi duhet mbështetur, ata zgjedhin t’i japin shkelmin e fundit. Ndoshta e ndjejnë shumë fanelën dhe sytë i verbohen kë kanë para, por sot më shumë se kurrë është koha të reflektojnë.

Tirana-Kukësi 0-0, tifozët zaptojnë fushën në fund të ndeshjes

Gepostet von ASport am Dienstag, 6. November 2018

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Garancia e largimit, Manchester United nuk do ta bllokojë Ronaldon në verë

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona rrezikon falimentimin, ja shifra e “çmendur” e borxhit

Delo.autor

KAMPIONATI SHQIPTAR Bashkia “lan duart”/ tregon kush ishin përgjegjësit për rënien e Vllaznisë

Sadik.Autor

Leave a Comment