Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NË FESTË/ Misioni i MILANIT në janar: Të veshë kuqezi yllin e CHELSEAS

Milan do të rikthehet fuqishëm në merkaton e janarit. Objektivi i tyre është në Londër dhe më konkretisht te Chelsea.

Kuqezinjtë janë fokusuar te ylli i “Bluve”, Cesc Fabregas, me të cilin kanë nisur bisedimet që në muajin nëntor. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, mes palëve janë shkëmbyer disa telefonata dhe në ditët në vijim është planifikuar që të mbahet një takim, ku do të diskutohet e ardhmja e 31-vjeçarit.

Leonardo ka nisur negociatat që të veshë Fabregasin me fanellën e kuqezinjve. Marrëdhënia e shkëlqyer mes menaxherëve ka rritur shpresat e klubit, që synojnë për një goditje në mesfushë me kosto të favorshme. Fabregas ka një kontratë me Chelsean që skadon pas gjashtë muajve dhe dëshiron një aventurë të re në Itali, dhe pse jo në një skuadër që po përpiqet që të ringrihet pas disa viteve të vështira.

Spanjolli ka qenë nën radarët e milanezëve në të kaluarën, kur ishte te Arsenal, por kjo dëshirë mund të realizohet në janar.

Related posts

Historia e Max Londsdale, si bindi Sir Alex Ferguson me një DVD

Q.Autor

E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares Shpresa arrin akordin me Fenerbahçen

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Bien kampionët në fuqi, Kessie eliminon shokun e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment