Futboll Seria A Sport

TMERROHET GATTUSO/ S’ka paqe për MILANIN, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Nuk ka paqe për trajnerin e Milan, Gennaro Gattuso, i cili do të ketë në dispoizicion vetëm dy qendërmbrojtës për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Lazios.

“Sky Sport”, në fakt, ka bërë të ditur se Alessio Romagnoli, qendërmbrojtësi i kuqezinjve, do të mungojë për të paktën katër javë pas analizave të zhvilluara mëngjesin e sotëm pas dëmtimit muskulor të pësuar gjatë një seance stërvitore me kombëtaren e Italisë.

Emri i tij i është shtuar listës së gjatë të dëmtimeve që ka pësuar Milan në javët e fundit, me Caladara, Musacchio, Bonaventura dhe Biglia që nuk do të jenë gjithashtu në dispozicion për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, Gattuso nuk do të ketë në dispozicion as qendërsulmuesin Gonzalo Higuain, i cili do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër bardhekaltërve për shkak skualifikimi pas kartonit të kuq të marrë kundër Juventusit.

Related posts

MBROJTËSI I YOUNG BOYS/ Guillaume Haorau: Juventusi do të fitojë Champions Leaguen

Delo.autor

NBA/ Houston udhëheq 3-1 dhe i afrohet rekordit të pikëve

Sadik.Autor

Real Madrid mes krizës së zezë/ Ramos flet për ndryshimin e trajnerit dhe mungesën e CR7

Isa.Autor

Leave a Comment