Futboll Sport

TRAJNERËT E RINJ DOMINOJNË SUPERLIGËN/ “Garda” e vjetër vetëm për…opinione

Ky sezon në Superligë ka pasur shumë ndryshime gjatë rrugës, ndërrimi trajnerëve ka qenë një nga gjërat, që në fakt është shndërruar në rutinë. Luftëtari, Tirana, Kastrioti dhe Laçi, kanë ndryshuar trajnerët gjatë fazës së parë të kampionatit

Risi ishte padyshim, se në fund të gjithë këtyre ndryshimeve, trajnerët e Superligës ishin të gjithë shqiptar. Por një tjetër veçanti  e këtij ndryshimi është dhe mosha e trajnerëve që janë aktualisht në krye të klubeve të Superiores.

I fundit nga trajnerët, që mund të quhet i ri, është padyshim Migen Memelli, që është duke drejtuar Laçin pas largimit të Artan Mërgjyshit. Memelli është aktualisht trajneri me moshën më të re në Superligë, vetëm 38 vjeç, por gjithashtu ai është dhe më i ri në eksperiencë, të paktën me një klub të Superligës.

Gentian Mezani i Luftëtarit, dhe Bledi Shkëmbi i Teutës ende nuk i kanë kaluar të 40-at, pasi të dy trajnerët janë ende në moshë 39-vjeçare. Edhe në eksperiencën si trajner në futbollin shqiptar, Mezani dhe Shkëmbi janë dy nga më të rinjtë, megjithëse vlonjati në këtë aspekt ka disi më shumë eksperiencë.

Armando Cungu i Kukësit është 45 vjeç, padyshim i ri në moshë, por me një eksperiencë të gjatë në fushën e trajnimit. Orges Shehi është 41 vjeç dhe sapo ka  nisur karrierën si trajner, pasi vetëm pak muaj më parë ishte ende në fushë si portier.

Klodian Duro është gjithashtu një nga më të rinjtë në moshë, pasi ish-futbollisti i njohur i disa ekipeve të Superligës dhe jo vetëm, aktualisht është në moshën 40 vjeç. Ardian Mema mori drejtimin e Tiranës vetëm pak javë më parë, duke provuar kështu eksperiencën e tij të parë si trajner në Superligë. Ai është aktualisht 48 vjeç, duke u futur gjithashtu te trajnerët e rinj të kampionatit.

Ilir Daja dhe Skënder Gega i kanë kaluar të pesëdhjetat, pasi trajneri i Flamurtarit është 52 vjeç ndërsa ai i Partizanit është 54 vjeç, duke u bërë kështu dy nga trajnerët me më shumë eksperiencë në Superligë, por që sërish mosha e tyre mund të cilësohet ende e re, për të pasur një karrierë të gjatë.

I vetmi që ka kalur moshën gjashtëdhjetë vjeçare është Stavri Nica, që prej pak javësh ka marrë drejtimin e skuadrës së Kastriotit. Stavri Nica është aktualisht në moshën 64 vjeçare. Në fund nëse e llogarit moshën mesatare të trajnerëve të Superligës, në përfundim del 46 vjeç.

Ky është një fakt që tregon se tashmë sytë po kthehen nga brezat e rinj të trajnerëve. Gjithashtu ky është një fakt që tregon se ndaj trajnerëve të rinj po krijohet gjithnjë e më shumë besim, rasti i Bledi Shkëmbit, Orges Shehit, Gentian Mezanit, Migen Memellit etj, tregon se e ardhmja do të jetë për ata.

Related posts

RUSI 2018/ Zvicër-Kosta Rika, 1 humbje në 24 ndeshje për zviceranët

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Gjermania merr kreun e grupit me përmbysje. Spanja shmang humbjen pavarësisht Ramos

Delo.autor

PROBLEMET NË MBROJTJE/ Mourinho detyrohet të hedh sytë në kampionatin turk

Isa.Autor

Leave a Comment