Futboll Premier League Sport

U BË MILIONERË/ Ja shuma marramendëse që ka fituar bastvënësi anglez falë golit të Van Dijk

Një bastvënës anglez ka fituar 11.2000 euro gjatë përballjes mes Gjermanisë dhe Holandës ditën e hënë. Skedina e fituar prej tij është ëndrra e çdokujt. Me 5,60 euro, ai ka arritur të fitojë plot 11.2000 euro.

Ai ka bërë një kombinim tepër interesant në skedinë: Mats Hummels, Toni Kroos dhe mesfushori i Holandës Georginio Wijnaldum do të marrin karton të verdhë dhe Virgin van Dijk do të shënojë gol.

Dhe kështu ndodhi. Hummels u “zverdh” në minutën e 14’, Wijnaldum në të 38’ dhe Kroos në minutën e 52’. Kishte mbetur vetëm goli i Van Dijk, dhe për të duhet të priste kohën shtesë të ndeshjes.

Qendërmbrojtësi holandez ka barazuar rezultatin në fund të takimit duke kënaqur një popull të tërë, si dhe bastvënësin anglez. Me siguri që ai do të ketë festuar më shumë se holandezët.

Related posts

DYSHE PERFEKTE/ Pedro Augusto dhe “muza” e tij “zbukurojnë” Superioren

F.autor

NË KËRKIM PËR SULMUESIN IDEAL/ Barcelona gjen pasuesin e Suarez në…

Delo.autor

WEST BROM-MANCHESTER UNITED/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Diagne zhbllokon sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment