Futboll Premier League Sport

U TALL ME SPANJËN DHE RAMOSIN/ Karma dhe publiku hakmerren ndaj kroatit Lovren

Ka nga ata që e quajnë karma, të tjerë fat. Mund të ketë një dorë të mbinatyrshme në atë që ndodhi në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë. Mbase, por e sigurtë është që ekziston një histori e çuditshme që vendoset nga një rrjetë. Ajo e Harry Kane, i cili me një goditje ndryshon fatin e tre përfaqësueseve. Me barazimin 1-1 që ishte vendosur në Wembley, Kroacia i dhuronte Spanjës së Sergio Ramos kualifikimin për në fazën finale, por do të dërgonte Anglinë në Ligën B. Por më pas uragani godet dhe gjithçka krejt papritur përmbyset, Anglia me 7 pikë merr kreun e grupit, Spanja në të dytën dhe Kroacia mes kadetëve. Kush është fija lidhëse e gjithë këtij trekëndëshi të çuditshëm? Dejan Lovren.

Është pikërisht kroati i Liverpool që përhumbet në golin e Kane, që vendosi fatin e grupit dhe që papritur, si me çekan, hap dyert e rrjetit për stuhinë e sulmeve ndaj Lovren. I gjithë kaosi mediatik që kroati thuri në vijim të fitores së Kroacisë së tij ndaj Spanjës së armikur Ramos, tashmë i kthehet kundër. Probleme futbolli, nga ato që rrjetet sociale nuk falin kurrë dhe janë gati të nxjerrin deklarata, imazhe dhe çdo gjë tjetër që mund të jetë përdorur…kundër futbollistit në gjykatë. Në këtë rast, natyrisht guri i skandalit është ajo video live pas ndeshjes, me talljen e kapitenit të Spanjës, me atë bërryl tallës, “fol tani, mik” që ka hyrë tashmë në historinë e Ligës së Kombeve.

“Lovren, bëje tani videon live!”. Është ky pak a shumë toni i pjesës më të madhe të mesazheve në rrjetet sociale që tallen me kroatin Lovren. Madje dhe komentet nuk janë vetëm në spanjisht, sikurse mund të imagjinohej, por në shumë gjuhë, përfshirë edhe italisht. Natyrisht shumë përdorin shprehje të papërsëritshme, por populli i rrjetit është thuajse i gjith dakord. Karma ka goditur mbrojtësin, që natyrshëm foli shumë herët, pas sfidës kundër Spanjës.

Related posts

Miliarderë e varfanjakë, ja pagat e futbollistëve të Botërorit

Sadik.Autor

REAL MADRID NË “RËNIE TË LIRË”/ Kapiteni Ramos ngatërron sport, Valencia shënon përsëri me penallti (VIDEO)

Delo.autor

INTER GJITHNJË NË QENDËR TË PROJEKTIT/ Pronari i klubit nuk ndalet, realizon blerjen “GALOPANTE” prej…

Delo.autor

Leave a Comment