Futboll Shqipëri Sport

VRASJA E EKSTREMISTIT/ Bëhet çështje në ndeshjen e Championsit, tifozët SHQIPTAR “i tregojnë vendin” klubit grek (FOTO)

Ndeshja e para dy ditëve e Champions League midis Bayern Munich dhe AEK-ut të Athinës ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes përplasjet midis shqiptarëve dhe grekëve. Klubi helen i ka kërkuar palës bavareze që të mos lejohet banderola e tifogrupit shqiptar të Bayern-it, që mbante simbolet e Shqipërisë dhe Kosovës. Klubi gjerman dhe përfaqësuesi i fansave nga Kosova pro-Bayernit e kanë refuzuar kategorikisht një kërkesë të tillë.

Banderola është shpalosur pa problem në stadiumin e Bayernit “Allianz Arena” dhe skuadra e ka shpërblyer më së miri besimin e tifozëve duke e mposhtur AEK-un me rezultatin 2-0.

Tifogrupi shqiptar i Bayern Munich nga Kosova

Related posts

“NUK KA SHANS TË LARGOHEM”/ Në Itali të bindur, Inter nuk e lëshon Asllanin

F.autor

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për deklaratën e komentatorit shqiptar

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Ward-Prowse

Delo.autor

Leave a Comment