Futboll La Liga Sport

ZBARDHEN VOTIMET/ As MESSI dhe as CR7, ja 3 kandidatët kryesorë për Topin e Artë

Duhet ende edhe një muaj që të bëhet publik emri i fituesit të Topit të Artë, por votat e personave që kanë të drejtë votimi kanë kohë që janë kryer dhe ka nisur numërimi i tyre. Dhe, sipas një informacioni që është bërë publik sot në të përditshmen britanike “The Sun”, surprizat janë të shumta. Gazetari francez i RF1, Eric Mamruth, ka bërë publike në faqen e tij zyrtare “Twitter” disa informacione “top secret” në lidhje me rezultatin e votimeve, ndërkohë që sipas tij është numëruar gjysma e votave.

Surprizat janë të shumta, pasi në listën e “top-3” finalistëve nuk janë as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, dy futbollistët që kanë diktuar 10 vitet e fundit, me nga 5 fitore secili. Çka do të thotë që epoka e dy fenomenëve të futbollit ka përfunduar. Madje nuk është as sulmuesi Antoine Griezmann. Ata kanë marrë mjaft vota, por jo mjaftueshëm për t’u ngjitur në 3 vendet e para, ku ndodhen 3 futbollistë të tjerë, të 3 finalistë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Sipas informacioneve të bëra pubklike sot, në vendin e tretë ndodhet sulmuesi Kylian Mbappe, një nga favoritët për fitimin e Topit të Artë, por larg kreut, ku ndodhet kroati Luka Modric. Ky i fundit mori edhe trofeun “The Best” pak kohë më parë dhe shihet si kandidati kryesor për fitimin e Topit të Artë, ndërkohë që mes tyre ndodhet një tjetër francez, Raphael Varane. Mbrojtësi i Real është i vetmi që këtë vit ka fituar si Champions League ashtu dhe Kupën e Botës. Ndoshta pas 12 vitesh do të jetë sërish një mbrojtës ai që do të fitojë Topin e Artë, i fundit Fabio Cannavaro, pas triumfit në Botërorin gjerman.

 

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Goli fantastik i Solomon, “Demat” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Tejkaloi Messin dhe Ronaldon, Kane flet pasi u shpall golashënuesi më i mirë i 2017-ës

Q.Autor

(FOTO) Cagliari-Milan, këto janë statistikat e çmendura të pjesës së parë

Q.Autor

Leave a Comment