Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Sterling rinovon me Man Cityn për një rrogë marramendëse

Rahem sterling ka firmosur një kontratë të re te Manchester City e cila do ta mbajë në klub deri më 2023. Ai do të fitojë 350,000 euro në javë. Anglezi 23-vjeçar kishte një kontratë e cila skadonte pas dy viteve. Me kontratën e re ai është kthyer në një nga lojtarët më të paguar të Premier League.

“Jam i lumtur për rinovimin. Zhvillimi im këtu ka qenë i pabesueshëm,” shprehet Sterling. “Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që kam ardhur këtu. Jam shumë mirënjohës.”

Sterling, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon për klubin, iu bashkua City-t nga Liverpool për 60 mln euro më 2015. Ai ka shënuar 23 gola sezonin e kaluar teksa Qytetarët fituan titullin e Premier League dhe Carabao Cup

 

Related posts

“ÇMENDURI” ARABE/ 543 milionë euro për Leo Messin, “pleshti” parakalon CR7

F.autor

Burnley në Europë, lokali ndryshon emrin dhe i ofron birra falas trajnerit për tërë jetën

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Newcastle shkarkon trajnerin Steve Bruce

Delo.autor

Leave a Comment